Lajm 11 Feb 13

Manastiri i Rrethuar i Kosovës Mbyll Dyert për Vizitorë

Klerikët e manastirit ortodoks serb në Visoki Decani në Kosovë ka mbyllur dyert, pasi protestat në qytet që vazhduan për jave iu afruan hyrjes së manastirit. 

BIRN
Decan

Për herë të parë në 13 vite, të premten e shkuar, klerikët e manastirit historik i mbyllën dyert për vizitorë, për cështje sigurie, pas një rritje të protestave për shkak të një vendimi të gjykatës për tokën.

Në vendimin kontrovers, Gjykata Supreme e Kosovës së fundi ia ktheu tokën manastirit që iu mor pas luftës së vitit 1999.

Arkimandrit Sava Janjic, kryemurgu i Visoki Decani, tha për Balkan Insight se ka pasur një fushatë të vazhdueshme për të larguar klerikët nga manastiri, dhe për t’i detyruar serbët e fundit të largohen nga zona.

“Pasi protestat filluan më 10 dhjetor, KFOR-i [ paqeruajtësit e OKB-së] premtuan të mos lejojnë asnjë protestues përballë manastirit. Por lejuan rreth 10 persona të afroheshin tek hyrja, të ndjekur nga kamerat”, tha Janjic për Balkan Insight.

KFOR-i nuk i lejoi të mbanin banerin që lexonte “Ky është manastiri ynë. Duart larg tokës sonë”.

Toka në pyetje iu mor manastirit pas pushtimit komunist të Jugosllavisë në vitin 1946.

Iu kthye pastaj nën regjimin serb të Slobodan Miloshevicit në vitin 1997. Që nga fundi i luftës në Kosovë, toka ka mbetur cështje grindjeje, duke qenë se dy korporata publike pretendojnë se e kanë në pronësi.

Gjykata Supreme e Kosovës në fund të vitit të shkuar rrëzoi apelin e dy korporatave që kërkuan anullimin e aktvendimit të shkallës së parë në favor të manastirit.

Zyrtarët e BE-së dhe ambasadori amerikan mirëpritën vendimin, por inatosën banorët e Decanit që janë mbledhur për të protestuar kundër vendimit që nga 10 dhjetori.

Në protestën e parë në të cilën morën pjesë më shumë se 2,000 persona morën pjesë kryetari i komunës si dhe anëtarët e lëvizjes së djathtë të Vetëvendosjes, që u zotuan të vazhdojnë me protestat deri sa të anulohet aktvendimi.

Manastiri është pjesë e Listës së Trashigimisë Kulturore Botërore te UNESCO-s që nga viti 2004.

Jancic thoë se rasti tregon se autoritetet lokale ne Decan refuzojnë t’u binden vetë ligjeve të Kosovës.

“Ky është një turp i madh për Kosovën dhe me vjen keq që përfaqësues të qeverisë së Kosovës nuk janë më aktive për të zgjidhur këtë cështje”, tha ai.

“Janjic kujtoi se manastiri është sulmuar katër herë që nga fundi i luftës, një herë me dinamit.

“Nuk mund të lejojmë që manastiri të rrezikohet përsëri”, paralajmëroi Janjic. “Kjo është një përpjekje për të dëbuar serbët e fundit nga Decani”.

Janjic tha se as ai ose klerikët nuk mund të largohen tani nga manastiri, që është në siguri të rëndë nga KFOR-i dhe forcat e policisë së BE-së.

Organizata e Komunitetit Islamik serb bëri gjithashtu deklaratë të djelën duke bërë thirrje për paqe dhe ripajtim “në përputhje me vlerat që feja jonë na udhëzon”.

blog comments powered by Disqus

Buletini ditor