Ndryshimet në kushtetutë, të propozuara nga partitë qeveritare në Mal të Zi, kanë për qellim të përmirësojnë pavarësinë e gjyqësorit, duke shtrirë autoritetin e tij dhe duke ndryshuar strukturën e Këshillit Gjyqësor.
“Me vota nga koalicioni qeveritar, Komisioni Parlamentar për Çështje Ligjore dhe Kushtetuese i miratoi ndryshimet të hënën, gjë që do bëjë të mundur për Këshillin Gjyqësor të zgjedhë kryetarin, si dhe kryetarin e Gjykatës Supreme”.
Ndryshimet e propozuara në kushtetutë kanë për synim të ulin politizimin e gjyqësorit dhe të plotësojnë kushtet e caktuara nga BE-ja. Parashikojnë gjithashtu që gjyqtarët duhet të zgjedhin kryetarin e Gjykatës Kushtetuese nga radhët e tyre.
Për më tepër, ndryshimet vijojnë rekomandimet e Komisionit Europian në lidhje me strukturën e Këshillit Gjyqësor, që duhet të ndryshojë dhe të ketë kryesisht gjyqtarë dhe avokatë, në vend të anëtarëve të parlamentit, siç është tani rasti.
Raporti i pranverës i Komisionit Europian për Malin e zi, që u publikua në maj, rekomandon gjithashtu përmirësime në procedurat e emërimit të Kryetarit të Gjykatës Supreme nga Këshilli Gjyqësor.
Sidoqoftë, për të hyrë në fuqi, propozimet e qeverise duhet të marrin dy të tretat e mazhorancës në parlament, ndërsa deputetët e opozitës nuk i kanë mbështetur ndryshimet e të hënës.
Neven Gosovic nga Partia e Popullit Socialit, SNP, në opozitë, insistoi që funksionet më të rëndësishme gjyqësore duhet të caktohen me dy të tretat e votave në parlament.
This article is Premium Content. In order to gain access to it, please login to your account below if you are already a Premium Subscriber, or subscribe to one of our Premium Content packages.
Our Premium Service gives you full access to all content published on BalkanInsight.com, including analyses, investigations, comments, interviews and more. Choose your subscription today and get unparalleled in-depth coverage of the Western Balkans.
If you have trouble logging in or any other questions regarding you account, please contact us