Presidenti refuzon të emërojë një ambasador në Prishtinë, derisa malazezët të marrin statusin e minoriteti etnik në Kosovë.
“Unë nuk do të firmos dekretin për emërimin e ambasadorit malazez, as nuk do të pranoj kredencialet nga ambasadorë të Kosovës, derisa malazezët në Kosovë të njihen si minoritet”, tha të enjten, Filip Vujanovic, kreu i shtetit të Malit të Zi.
Javën e shkuar, qeveria malazeze tha se do të hapë një ambasadë në Prishtinë, në një lëvizje të përshkruar si një konfirmim dhe inkurajim i mëtejshëm të marrëdhënieve të mira midis dy vendeve fqinje.
Mali i Zi e njohu pavarësinë e Kosovë, në tetor të 2008 dhe dy vjet më vonë, dy vendet vendosën marrëdhënie diplomatike.
Sidoqoftë, Vujanovici në të shkuarën ka kushtëzuar një shkëmbim ambasadorësh për njohjen e malazezëve si minoritet dhe përfaqësimin e tyre autentik në parlament në Kosovë.
Të enjten, ai tha se Atifete Jahjaga, presidentja e Kosovës, është zotuar të plotësojë së shpejti kërkesat e tij.
Slobodan Vujicic, kryetari i Shoqatës së Malazezve nga Kosova, tha se sipas censusit të shkuar, të cilin autoritetet e Kosovës e njohin, në vitin 1981, më shumë se 27,000 malazezë jetonin në Kosovë.
Ndërkohë, shumë u larguan për Serbi ose Mal të Zi, ose tani janë asimiluar në komunitetet serbe dhe boshnjake në Kosovë, tha Vujicic.
Nga 120 ulëset në Parlamentin e Kosovës, 20 janë të garantuara për minoritetet serbe, rome, ashkali, egjiptiane, turke, gorane dhe boshnjake.
Në fillim të vitit, autoritetet kosovare premtuan që malazezët dhe kroatët do të marrin të njëjtin status.