Pasi anëtarëve të dinastisë Petrovic iu dha shtetësia malazeze, ministri i brendshëm tha se pasojat e çfarë duket si aneksim i dhunshëm i vendit, në vitin 1918, janë zgjidhur.
Të mërkurën, Ivan Brajovic, ministri i Brendshëm i Malit të Zi u takua me princin Nikola Petrovic Njegos, nipin e Mbretit Nikola, i cili udhëhoqi vendin midis viteve 1860 dhe 1918.
Shkaku i takimit të tyre ishte një vendim për t’i dhënë nënshtetësinë malazeze katër pasardhësve të familjes Petrovic.
“Statusi ligjor për pasardhësit e dinastisë dhe roli i dinastisë në historinë e Malit të Zi është pranuar nga shoqëria moderne malazeze, duke korrigjuar pasojat e aneksimit të dhunshëm të vendit në vitin 1918”, tha Brajovici.
Ai shtoi se vendi mund të plotësonte sfidat e të ardhmes vetëm duke qenë në dijeni të së shkuarës, dhe duke adresuar dekadat e padrejtësisë të vuajtura nga dinastia.
Mbretëria e Malit të Zi u bashkua me Serbinë në nëntor të vitit 1918, ditë para se të themelohej Mbretëria e Serbëve, Kroatëve dhe Sllovenëve, në një mënyrë që shikohet deri më sot si e paligjshme.
Komisioni në krye të bashkimit të dy shteteve të pavarura në atë kohë, organizoi një parlament paralel në Mal të Zi për të shtyrë vendimin për të bashkuar vendin me Serbinë nën dinastinë e Karadjordjevicit në Serbi dhe për të rrëzuar nga froni dinastinë malazeze Petrovic.
Gjatë takimit të së mërkurës, Princi Nikola Petrovic Njegos tha se ishte i kënaqur me mënyrën si autoritetet malazeze kanë trajtuar pasardhësit e familjes Petrovic.
Ai mirëpriti gjithasthu deklaratën se një ditë kështjellat e dinastisë në Podgoricë do të rinovohen.
“Emocionalisht, është thellësisht e rëndësishme, që... pas viteve në ekzil, një Petrovic mund të flejë sërish në shtëpinë e tij në Mal të Zi”, tha Princi Nikola.
Pas shpalljes së pavarësisë në 2006, Mali i Zi ka ndërmarrë një seri hapash për të përmirësuar statusin e pasardhësve të shtëpisë mbretërore, peshkopët dhe udhëheqësit e të cilës kanë lënë shenjën e tyre, jo vetëm në politika dhe histori, por edhe në trashëgiminë kulturore të këtij vendi të vogël në Ballkan.
Në korrik të vitit 2011, parlamenti i Malit të Zi, lejoi “rehabilitimin moral dhe historik të dinastisë së Petrovic Njegosit”, duke miratuar një ligj që forcoi statusin ligjor të pasardhësve.
Ligji iu dha anëtarëve të familjes Petrovic të drejtën për t’u bërë qytetarë malazezë, pa pasur nevojë të hiqnin dorë nga pasaportat e tyre.
Ai lejoi gjithashtu anëtarë të dinastisë të ndërmarrin aktivitete ceremoniale dhe jopolitike në vend të zyrtarëve të zgjedhur të vendit.
This article is Premium Content. In order to gain access to it, please login to your account below if you are already a Premium Subscriber, or subscribe to one of our Premium Content packages.
Our Premium Service gives you full access to all content published on BalkanInsight.com, including analyses, investigations, comments, interviews and more. Choose your subscription today and get unparalleled in-depth coverage of the Western Balkans.
If you have trouble logging in or any other questions regarding you account, please contact us