Lajm 26 Mar 12

Mal i Zi: Apelohet Aktgjykimi për Rastin Bukovica

Prokurori i shtetit të Malit të Zi dhe familjet e viktimave apeluan lirimin e shtatë të pandehurve, të akuzuar për trajtimin çnjerëzor të boshnjakëve në zonën e Bukovicës më 1992 dhe 1993. 

Milena Milosevic
BIRN
Podgoricë

Në seancën e gjykatës së apelit, të mbajtur të enjten, trupi gjykues diskutoi apelet dhe aktgjykimin e lëshuar në tetor 2011, i cili liroi shtatë ish-policët dhe oficerët e ushtrisë jugosllave.

Aktgjykimi i vitit 2011 gjeti se nuk kishte prova të mjaftueshme të cilat mund të vërtetonin se të pandehurit i torturuan boshnjakët nga zona e Bukovicës dhe i detyruan të linin shtëpitë e tyre më 1992 dhe 1993.

Në seancën dëgjimore të së enjtes, gjyqtarja Svetlana Vujanovic gjatë prezantimit të aktgjykimit, theksoi disa difekte në të.

Aktgjykimi argumenton se banorët e Bukovicës nuk u torturuan, në bazë të provave në video-xhirim, i cili nuk është paraqitur kurrë në gjyq.

“I kam parë dokumentet e gjyqit disa herë, dhe kam gjetur se videoja nuk është paraqitur si evidencë”, raportoi gazeta “Vijesti” se ka thënë Vujanovic gjatë seancës.

Prokurori i shtetit theksoi në apel se Gjykata e Lartë në Bijelo Polje, e cila i liroi të pandehurit në 2011, u dha më shumë besim dëshmitarëve sesa viktimave, të cilët i përshkruan me detaj se çfarë iu ishte bërë.

Aktgjykimi i shkallës së parë në rastin Bukovica është hedhur poshtë një herë, në korrik të 2011. Gjykata e apelit gjeti se emërimi i gjyqtarëve në gjyqin fillestar, nuk ishte në përputhje me ligjin.

Shoqata e Banorëve në ekzil të Bukovicës thotë se, gjatë periudhës 1992-1995, gjashtë boshnjakë u vranë, dy u vetëvranë pasi ishin torturuar, dhe rreth 70 persona ishin torturuar nga Ushtria Jugosllave, oficerët e policisë, si dhe paramilitarët nga zona e Pljevljes, në veri të Malit të Zi.

Gjykata e apelit do të vendosë në dy muajt e ardhshëm nëse do të ketë apo jo një rigjykim të rastit.

This article is Premium Content. In order to gain access to it, please login to your account below if you are already a Premium Subscriber, or subscribe to one of our Premium Content packages.

Buy Premium Subscription

Our Premium Service gives you access to exclusive content published on Balkan Insight, including analyses, investigations, comments, interviews and more. Subscribe to Balkan Transitional Justice Premium or to Full Premium Access and get unparalleled in-depth coverage of the Western Balkans.

Buy premium subscription

If you have trouble logging in or any other questions regarding you account, please contact us

blog comments powered by Disqus