Lajm 05 Apr 12

Lirohet ish-Komandanti i Policisë Sekrete të Serbisë

Ish-komandanti i Sigurisë së Shtetit në Serbi, i akuzuar për krime lufte, mund të lirohet përkohësisht, vendosi të mërkurën Tribunali i Hagës. 

Marija Ristic
BIRN
Beograd

Franko Simatovic, ish-komandanti i Njësive të Sigurisë së Sigurisë së Shtetit në Serbi do të lirohet nga paraburgimi deri në fillim të gjyqit të tij më 30 prill, pasi Serbia dha garanci se do të kthehet sërish në Gjykatën Ndërkombëtare për Krime në ish-Jugosllavi.

ICTY hodhi akuza kundër Simatovicit më 2003, duke e paditur për vrasje, persekutim në baza politike, racore dhe fetare, dëbim dhe akte çnjerëzore si dhe transferim të detyruar.

Sipas aktpadisë, nga prilli 1991 deri në dhjetor të 1995, Simatovic dhe Jovica Stanisic, ish-shefi i Shërbimeve të Sigurisë së Shtetit në Serbi, ishin anëtarë të një ndërmarrjeje kriminale të përbashkët që planifikoi dhe urdhëroi ekzekutimin dhe persekutimin e joserbëve në rajonet nën kontrollin serb të Kroacisë dhe Bosnjës.

Persekutimet u bënë në baza të përkatësisë politike, racore ose fetarë, dhe përfshinë vrasje, transferim të detyruar dhe dëbim të kroatëve, myslimanëve të Bosnjës, kroatëve të Bosnjës dhe civilëve të tjerë joserbë.

Simatovic, i cili ka probleme shëndetësore dhe vuan nga depresioni, ka kërkuar lirim të përkohshëm nga paraburgimi në ICTY disa herë edhe më parë, por Serbia nuk siguroi garancitë e duhura.

Trupi gjykues lejoi lirimin e Simatovicit duke qenë se ka një pushim në procesin e gjyqit për të lejuar palën mbrojtëse më shumë kohë për të përgatitur.

Simatovic u arrestua në mars të 2003 në Serbi dhe u transferua më pas në Tribunalin e Hagës. Gjyqi i tij filloi më 2008.

This article is Premium Content. In order to gain access to it, please login to your account below if you are already a Premium Subscriber, or subscribe to one of our Premium Content packages.

Buy Premium Subscription

Our Premium Service gives you access to exclusive content published on Balkan Insight, including analyses, investigations, comments, interviews and more. Subscribe to Balkan Transitional Justice Premium or to Full Premium Access and get unparalleled in-depth coverage of the Western Balkans.

Buy premium subscription

If you have trouble logging in or any other questions regarding you account, please contact us

blog comments powered by Disqus