Lajm 20 Apr 12

Lirohen të Pandehurit në Rastin Bukovica

Gjykata e Apelit liroi shtatë ish-policët dhe oficerët e Ushtrisë Jugosllave nga akuzat për trajtim çnjerëzor të boshnjakëve në zonën e Bukovicës në Mal të Zi, në vitin 1992 dhe 1993.

Milena Milosevic
BIRN
Podgoricë

Në aktgjykimin e fundit, të enjten, gjykata refuzoi apelet e prokurorit të shtetit dhe familjeve të viktimave, të hedhura në mars.

Shtatë ish-policët dhe oficerët e Ushtrisë Jugosllave ishin akuzuar për trajtimin çnjerëzor, torturim dhe sulm sistematik mbi myslimanët etnikë dhe boshnjakët, gjatë luftës në Bosnjë, duke u përpjekur t’i trembnin dhe t’i dëbonin me forcë nga fshatrat e tyre në zonën e Bukovicës, në veri të Malit të Zi.

Në tetor të vitit 2011, të pandehurit u liruan nga Gjykata Supreme në Bijelo Polje, e cila gjeti se nuk kishte prova të mjaftueshme për të vërtetuar fajësinë e tyre.

Gjykata e Apelit, sidoqoftë, e rishqyrtoi aktgjykimin e vitit 2011, duke thënë se në kohën e ofensivave të dyshuara, veprimet e tyre nuk përbënin vepër penale, sipas ligjit.

Të pandehurit u gjykuan për trajtim çnjerëzor, vepër e cila u bë penale në ligjin e Malit të Zi në vitin 2003, dhjetë vjet pas ngjarjeve të dyshuara në Bukovica, tha gjykata.

Gjykata e Apelit theksoi se baza të tilla për lirim ishin më me vend sesa mungesë provash, siç u tha më parë nga Gjykata Supreme në Bijelo Polje.

Gjyqi për rastin e Bukovicës filloi në vitin 2010. Lirimi, i cili u shqiptua nga Gjykata e Apelit, është vendimi i parë përfundimtar nga katër gjyqet për krimet e luftës që po mbahen për momentin në Mal të Zi.

This article is Premium Content. In order to gain access to it, please login to your account below if you are already a Premium Subscriber, or subscribe to one of our Premium Content packages.

Buy Premium Subscription

Our Premium Service gives you access to exclusive content published on Balkan Insight, including analyses, investigations, comments, interviews and more. Subscribe to Balkan Transitional Justice Premium or to Full Premium Access and get unparalleled in-depth coverage of the Western Balkans.

Buy premium subscription

If you have trouble logging in or any other questions regarding you account, please contact us

blog comments powered by Disqus