Analizë 21 Feb 13

Lidhjet e Ndërklikuara të Zagrebit me Kroatët e Bosnjës

Anëtarësimi i Kroacisë në Bashkimin Europian mund të mos zgjidhë dëshirat kontradiktore të Zagrebit për të mbështetur një Bosnjë të bashkuar dhe në të njejtën kohë për të mbështetur ankesat e Kroatëve të Bosnjës . 

Boris Pavelic
BIRN
Zagreb

Qëndrimi i lëkundshëm i Kroacisë mes mbështejtes për nacionalistët kroatë në Bosnjë dhe Hercegovinë dhe mbështetjes politike për unitetin e shtetit të brishtë të Bosnjës ka vazhduar tanimë për më shumë se 20 vite, dhe nuk duket se anëtarësimi në BE, që pritet të ndodhë në korrik të këtij viti, do të bëj shumë ndryshim në pozicionin e Zagrebit.

Këtë muaj, Zagrebi arriti të zgjidhë disa nga mospajtimet kryesore me Sarajevën para datës së anëtarësimit në BE, përfshirë cështjen e rëndësishme për pikat kufitare.

Por nuk është e qartë se si anëtarësimi në BE, do të ndikojë marrëdhënien e Zagrebit me kroatët e Bosnjës, që mbesin të ngecur në një përqafim të pakëndshëm me Boshnjakët në entietin e brishtë politik federal në Bosnjë.

Politikanët kroatë të Bosnjës shpesh janë ankuar se nuk po kanë një marrëveshje të drejtë nga situata e tanishme që con në shqetësimin se Zagrebi mund ndërhyjë aktivisht në proceset e trazuara politike të Bosnjës.

Autoritetet post-nacionliste në Zagreb kanë mbajtur dy parime kryesore politike në lidhje me Bosnjë dhe Hercegovinën- se Kroacia mbështet Bosnjës si vend të pavarur dhe miqësor fqinj, por se ka gjithashtu detyrimin kushtetues për të ndihmuar popullatën kroate që gjendet aty.

Sidoqoftë, shumë nga paqartësitë dhe pasiguritë politike vazhdojnë të ngarkojnë këto dy parime.

Momentalisht, nuk ekziston frika se Kroacia mund të ndërhyjë fizikisht në Bosnjë sic bëri 20 vite më parë, kur mbështeti aktivisht forcat ushtarake kroate për luftë me ushtrinë me maxhorancë boshnjake.

Ndërsa Kroacia i afrohet bashkimit në klubit Europian, mbështetja e saj për një Bosnjë të bashkuar dhe të pavaruar në rrugën për në NATO dhe BE bëhet më e fortë dhe e qartë, thotë Senad Avdic, kryeredaktor i së përjavshmes në Sarajevë, Slobodna Bosna.

“Marrëdhënia miqësore, e ndershme dhe konstruktive” e Zagrebit me Sarajevën, që filloi nën presidencën e Stjepan Mesicit 13 vite më parë, ka vazhduar edhe me pasardhësin e tij Ivo Josipovic, Avdic tha për BIRN-in.

Por analistë të tjerë janë të pasigurtë nëse Zagrebi po mbështet forcat politike që duan Bosnjën të mbetet e bashkuar, ose ata që po përpiqen të dobësojnë më tej lidhjet e dobëta dhe të tendosura që po e mbajnë Bosnjën bashkë.

Mbetet për tu parë edhe nëse politikat e Zagrebit ndaj Bosnjës do të ndryshojnë në ndonjë mënyrë pasi Kroacia të anëtarësohet në BE këtë vit, dhe se cfarë pret pikërisht Brukseli nga Zagrebi në lidhje me kroatët në Bosnjë.

Sipas Tomislav Jakicit, i cili punoi si këshilltar i politikave të jashtme për ish presidentin kroat Mesic “Shpresat e BE-së për Kroacinë do të varen në nivelin që BE-ja do të kuptojë problemin e Bosnjës dhe pasojat e tyre të mundshme në rajon”.

Sidoqoftë, Jakic tha për BIRN-in se ai beson se Zagrebi duhet të veprojë në mënyrë të tillë me Sarajevën “që do të sigurojë normalizim të mëtejshme të marrëdhënieve bilaterale dhe rajonale”.

Presidencë ilegjitime në Sarajevë?

Gjatë luftës në Bosnjë, Kroacia ishte e përfshirë haptazi, në fillim kur forcat ushtarake të Këshillit të Mbrojtjes Kroate, HVO, luftuan bashkë me ushtrinë boshnjake kundër trupave Serbe, dhe pastaj kur shpërtheu lufta mes kroatëve dhe boshnjakëve në vitin 1993, gjatë të cilës forcat kroate bashkëpunuan ushtarakisht me luftëtarët serbë.

Konflikti kroato-boshnjak zgjati deri në pranverë të vitit 1994, kur i dha fund marrëveshja e sponsorizuar nga Amerika që u nënshkrua në Uashington .

Politika e Zagrebit ndaj Bosnjës ndryshoi pasi presidenti kroat Franjo Tudjman vdiq në vitin 1999 dhe artia e tij, Bashkimi Demokratik Kroat, HDZ, humbi zgjedhjet në 2000.

Presidenti i zgjedhur më vonë Mesic tha se “kryeqyteti i kroatëve të Bosnjës është Sarajeva, jo Zagrebi”.

Analisti politik në Zagreb, Davor Gjenero mendon se pozita e Mesicit ende përcakton sjelljen zyrtare të Kroacisë.

“Pavarësisht ngathtësisë psë olitikave kroate ndaj Bosnjë dhe Hercegovinës, ajo pjesë e trashëgimisë së Mesic nuk është e lehtë për t’u anulluar” tha Gjenero për BIRN-in.

Pavarësisht, tensionet brenda Bosnjë kanë vazhduar të ndikojnë politikat e Zagrebit, vecanërisht ankesat e vazhdueshme nga përfaqësuesit politikë të kroatëve boshnjakë se komunitetit të tyre në mënyrë të ngadaltë por të sigurtë i janë mohuar të drejtat si “komb kushtetues” brenda Bosnjë dhe Hercegovinës.

Ulësja kroate në presidencën trepalëshe të Bosnjës ka qenë një pikë kryesore konfliktit.
Pasi Zeljko Komsic nga Partia Demokratike Socialiste në Bosnjë u zgjodh dy herë si anëtari kroat i presidencës kroate, partitë kroate thanë se u votua nga shumica boshnajke dhe jo nga votat kroate, dhe thanë se kroatët në Bosnjë u mashtruan për detyrat e tyre demokratike. 

Në fillim të vitit 2011, presidenti Ivo Josipovic dhe ish kryeminstri kroat Jadranka Kosor ndërhyri me një deklaratë të përbashkët duke theksuar se ishte “vecanërisht e rëndësishme” për të “vendosur për saktësimin e një përfaqësuesi kushtetues të kombit” që fiton legjitimitet përmes vullnetit politik të “kombit kushtetues të cilit i përket”.

Ishte shenjë e qartë se Zagrebi kishte të njejtën pikëpamje me palën homologe nacionaliste boshnjake të HDZ-së, qe e konsideron Komsicin si përfaqësues ligjor por jo legjitim të kroatëve në Bosnjë.

Sidoqoftë, Avdic nuk beson se Zagrebi kaloi kufirin për marrëdhënie të pranueshme bilaterale.

“Mënyra se si është zgjidhur anëtari kroat i presidencës së Bosnjë dhe Hercegovinës është burimi i frustrimeve të vërteta dhe të kuptueshme mes kroatëve të Bosnjë dheHercegovinës, kështu që autoritetet në Kroaci nuk mund të jenë indiferente ndaj kësaj”, tha ai.

Por duke qenë se HDZ-ja në Bosnjë dhe Hercegovinë avokon për krijimin e një forme të “entitetit të tretë kroat” në Bosnjë, mbështetja e Zagrebit për qëndrimin e partisë nxiti akuzimet nga Sarajeva se Kroacia po kthen politikat e vjetra të Tudjmanit të ndërhyrjes shkatërrimtare.

Sidoqoftë, Avdic nuk pajtohet. “Vërtetë nuk shoh se qeveria kroate, ose presidenti Josipovic, mbështesin HDZ-në në Bosnjë në ndonjë mënyrë, të fshehur ose transparente”, tha ai.

Lihen pas vitet 1990

Që nga viti 2000, qeveria kroate ka komunikuar zyrtarisht vetëm autoritetet qendrore të Bosnjës në Sarajevë, duke sinjalizuar se Zagrebi dëshiron t’i lëjë pas politikat e viteve 1990.
Shumë besojnë se Josipovici, i cili u zgjodh president i Kroacisë në Janar të vitit 2010, hapi një faqe të re të marrëdhënies duke bërë një deklaratë për pajtim në parlamentin boshnjak për rolin e Kroacisë në luftën në Bosnjë.

“Dua të shpreh keqardhjen time të thellë sepse politikat kroate kanë kontribuar në vuajtje dhe ndarje që na ndjekin nga pas si fantazma”, tha Josipovic në parlamentin boshnjak në vizitën e parë presidenciale në vendin fqinj në prill të vitit 2010.

Ditën e nesërme, Josipovic i bëri homazhe viktimave të luftës boshnjake dhe kroate në 1993. Disa javë më vonë, i bëri tribute gjithashtu viktimave serbe.

Këto gjeste, shpjego Jospivoci, u perceptuan si një fund simbolik për keqkuptimet e pas-luftës mes kroatëve, serbëve dhe boshnjakëve, dhe fillimin e një epoke të re të bashkëpunimit.

Por disa sugjerojnë se ky ishte konceptim tepër ambicioz, vecanërisht duke konsideruar se , tre vite pas asaj vizite, boshnjakët dhe kroatët ende nuk arrijnë të gjejnë një mënyrë për të punuar së bashku për të udhëhequr sic duhet entitetin e federatës në vend.

Dhe pavarësisht qëndrimit zyrtar të Zagrebit, kontaktet mes zyrtarëve kroatë dhe përfaqësuesit politkë kroatë të Bosnjës vazhdojnë.

Zoran Milanovic, që u bë kryeministri i parë i Kroacisë në Janar të vitit 2012, vizitoi Bosnjën në Shkurt të vitit të shkuar, duke shkuar fillimisht në Sarajevë, dhe pastaj udhëtoi për t’u takuar me përfaqësuesit politkë kroatë të Bosnjës në Mostar.

“Kroacia nuk do të lodhët se apeluari për marrëveshje brenda Bosnjë dhe Hercegovinës. E vetmja gjë që kërkojmë për kroatët në Bosnjë është një lojë e ndershme”, tha Milanovic në Mostar, duke mos qartësuar se cfarë është “një lojë e ndershme”.

Pra mbetet e paqartë cfarë rruge mund të avokojë Zagrebi nëse fillojnë ndonjëherë negociata serioze për strukturën e ardhshme politike në Bosnjë.

Analisti dhe shkrimtari nga Sarajeva, Ivan Lovrenovic, sugjeroi vitin e shkuar se “është e qartë se një politike “tretë” tërësisht ndryshe kroate, është e nevojshme në Bosnjë”.

Ajo politikë, tha Lovrenovic, “duhet të arrijë të lidhë interesa të vecantë kroatë dhe interesat e përgjithshme boshnjake në një mënyrë konsistente dhe prospektive”.

“Deri më tani, askush nuk ka ofruar një politikë të tillë në një mënyrë autentike, bindëse dhe të organizuar politikisht”, përfundoi ai.

Gjenero, në anën tjetër, beson se “politika e Kroacisë ndaj Bosnjë dhe Hercegovinës mund të përcakohet vetëm si skeç”.

Ai sugjeroi se “duhet të ketë një vlerë më të lartë sesa shuma e tre kombeve të Bosnjës- një vlerë që përcakton shtetësinë e Bosnjë dhe Hercegovinës”.

“Avokimi për një entitet të tretë politik kroat [në Bosnjë] është kundër këtyre parimeve”, tha Gjenero.

Jekic, ish këshilltari i ish presidentit Mesic tha se vendosshmëria e shefit të mëparshëm që kroatët boshnjakë “duhet t’i zgjidhin problemet e tyre brenda Bosnjës”, mbetet pozita më e vlefshme për Zagrebin.

Cdo përpjekje nga Zagrebi për të marr kontroll të proceseve politike të kroatëve në Bosnjë, tha Jakic, “mund të ketë vetëm rezultate negative”.

This article is Premium Content. In order to gain access to it, please login to your account below if you are already a Premium Subscriber, or subscribe to one of our Premium Content packages.

Buy Premium Subscription

Our Premium Service gives you full access to all content published on BalkanInsight.com, including analyses, investigations, comments, interviews and more. Choose your subscription today and get unparalleled in-depth coverage of the Western Balkans.

Buy Premium Subscription

If you have trouble logging in or any other questions regarding you account, please contact us

blog comments powered by Disqus

Buletini ditor