Lajm 04 Jul 12

Kundërshti për Akuzat për Përdhunim Gjatë Luftës

Vendimi i Universitetit të Beogradit për të nxjerrë në pension profesoreshën Dragana Dulic është parë nga intelektualët serbë dhe OJQ-të e të drejtave të njeriut si mënyrë për t’u barazuar me ata që kanë opinione ndryshe.

Marija Ristic
BIRN
Beograd
Profesoresha Dragana Dulic | Foto nga Media Centre

Senati i Universitetit të Beogradit vendosi, javën e shkuar, të mos e zgjasë pozitën e profesoreshës Dulic, duke thënë se ka arritur moshën për të dalë në pension.

Sidoqoftë, vendimi shkaktoi kundërshti, duke qenë se rrodhi në media se disa anëtarë të Senatit besojnë se Dulici nuk duhet të japë më mësim, sepse tekstet që po i përdorte për lëndët, i përshkruanin përdhunimet nga forcat serbe, gjatë luftrave të viteve 1990-të, si “terrorizëm seksual”.

Librat e teksteve “Etika e luftës” dhe “Sigura njerëzore”, koleksione artikujsh të kompiluara nga profesoresha Dulic, përmbajnë një citat që shkaktoi kundërshti në media.

“Përdhunimi masiv dhe dhuna seksuale ndaj grave (dhe burrave) në Bosnjë dhe Hercegovinë, që përbën rreth 20,000 deri në 30,000 raste të raportuara, kanë kapur kapur vëmendjen e raporteve për terrorizmin seksual, duke qenë se serbët përdorën shtatëzani të detyruar si politikë të tyre për spastrim etnik”.

Dulici thotë se tekstet e saj janë nxjerrë nga konteksti dhe janë abuzuar, si nga media, ashtu dhe nga institucionet shtetërore.

“Kjo është hakmarrje, duke qenë se i takoj të ashtuquajturës ‘Serbia tjetër’. Nuk mund ta mbyll veten në një diskurs mëndjengushtë dhe provincial për patriotizmin. Nacionalizmi agresiv është përsëri në rritje në Serbi dhe tani ka gjetur vendin edhe në universitet”, tha Dulici për median.

Senati thotë se mosvazhdimi i pozitës për ata profesorë të cilët arrijnë moshën e pensionit është pjesë e strategjisë së re për të patur akademikë më të rinj.

Fakulteti i Sigurisë, ku Dulici jepte mësim, do të vendosë në takimin e ardhshëm të bordit nëse do të largojë tekstet nga kurrikula, tha administrata e Fakultetit, për BIRN-in të martën.

Sidoqoftë, një numër intelektualësh serbë, duke përfshirë profesorë, aktivistë të të drejtave të njeriut dhe OJQ-ve, kanë dënuar vendimin e marrë nga senati, duke e përshkruar të turpshëm dhe vazhdim të politikave të injorimit të fakteve nga lufta e viteve 1990-të.

“Dragana Dulic është një nga profesoreshat e ralla që iu japin studentëve të tyre tekste nga autorë të ndryshëm që t’i motivojë të mendojnë në mënyrë kritike dhe të shohin pas doktrinës së nacionalizmit, që është përgejgjës për luftrat dhe përdhunimet në ish-Jugosllavi”, thuhet në letrën e mbështetjes nga OJQ-ja “Gratë në të Zeza”.

“Dhe kjo është pse nuk ka vend për atë në universitetin i cili kurrë nuk e distancoi veten nga gjenocidi, në pregatitjen e të cilit morën pjesë shumë profesorë të universitetit”, thuhet në letër.

Dragana Markovic, sociologe nga Beogradi, thotë se Serbia ende jeton në gjëndje mohimi në lidhje me konfliktet e viteve 1990-të dhe refuzon të merret me tabutë si përdhunimi ose gjenocidi.

“Nëse keni një president që refuzon të pranojë vendimet e gjykatave ndërkombëtare në lidhje me gjenocidin, mund të prisni të njëjtën gjë nga institucionet, ose populli. Me këto veprime, po injorjonë një numbër gjykimesh të dhëna nga ICTY, ose nga gjykatat vendore, që vendosën se përdhunimi u përdor si armë për shkatërrim dhe si formë spastrimi etnik”, tha Markovici, për BIRN-in.

ICTY ka përfshirë përdhunimin mes krimeve ndaj njerëzimit dhe që nga fillimi i punës , Tribunali i Hagës ka akuzuar 78, nga një total prej 161 të paditurish për krime seksuale.

Ish-ushtarët e ushtrisë serbe të Bosnjës, Dragoljub Kunarac, Radomir Kovac dhe Zoran Vukovic, ishin burrat e parë të dënuar nga ICTY për përdhunim si krim ndaj njerëzimit, për përdhunimet e kryera në qytetin boshnjak në Focë.

Gjykata e Bosnjë dhe Hercegovinës ka pasur gjyqe për rreth 20 të pandehur të akuzuar për krime të natyrës seksuale, ndërsa një numër ish-anëtarësh të grupeve paramilitare serbe u dënuan para Gjykatës Speciale në Beogard për kriime lufte, duke përfshirë përdhunimin, në qytete të Bosnjës lindore.

Numri i saktë i personave të përdhunuar gjatë konflikteve në ish-Jugosllavi nuk është i ditur, por sipas organizatës Human Rights Watch, rreth 20,000 deri në 40,000 gra u përdhunuan gjatë luftrave.

 

 

blog comments powered by Disqus