Reportazh 07 Feb 13

Kthimi në Shtëpi për t’u Përballur me të Shkuarën

Vite pas konfliktit në Bosnjë, refugjatët që janë kthyer në shtëpitë e tyre janë ende mes luftës dhe paqes dhe vuajnë pasojat e tmerrshme të ndarjeve etnike.

Denis Dzidic
BIRN
Sarajevë

Subdin Music e pati të vështirë të flinte ditën që u kthye në Prijedor, tetë vite pasi u arratis si adoleshent gjatë luftës.

 “E mbaj mend natën e parë që u ktheva- fjeta me një sy hapur”, tha ai.

 “Nuk do ta harroj kurrë atë natë… kthimi në vendin ku i mbijetuam masakrës. Ishte horror. U ulëm dhe pritëm se kush do të qante i pari. E pranoj, se qamë të gjithë atë natë”.

Tani 38 vjec, Music është vetëm një nga më shumë se 2 milionë njerëz që braktisën shtëpitë e tyre mes viteve 1992 dhe 1995 gjatë konfliktit në Bosnjë.

Kur forcat serbe të Bosnjës sulmuan fshatin e Carakovës afër Prijedorit, dhe dogjën shumicëne shtëpive, Music dhe familja e tij u arrestuan dhe u dërguan në kampin e njohur të burgimit, Trnopolje, dhe shtëpia e tyre u shkatërrua.

Më vonë u arratis për në Sllovaki dhe pastaj jetoi në Gjermani për disa vite para se të vendoste të kthehej në Prijedor me nënëne tij dhe dy motrat në vitin 2000.

Music thotë se kishte “një dëshirë të madhe” të kthehej tek rrënjët e tij. Por vëllai i tij refuzoi të kthehej, duke thënë se nuk mund të harronte të shkuarën, dhe shkoi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Më shumë se 55,000 jo-serbë u dëbuan me forcë nga Prijedori në vitin 1992, thotë ai. Nga 2, 417 boshnjakët që jetonin në fshatin e tij të Carakovës në vitin 1992, janë kthyer më pak se 20 përqind.

Menjëherë para luftës, 80 fëmijë shkolle nga Carakovo, u regjistruan në klasë të parë. Këtë vit, kishte vetëm një fëmi.

 “Kjo është faza e fundit e spastrimit etnik”, tha Music, i cili beson se ata që janë kthyer në shtëpitë e tyre janë braktisuar nga autoritetet dhe janë lanë të rindërtojnë jetët vetë.

 “Të rikthyerit janë heronjtë më të mëdhenj të kohës sonë, dhe askush nuk kujdeset për ta. Jemi të vetmit që ofrojmë një lidhje mes grupeve etnike. Po rrëzojmë pengesat dhe po përballemi me të shkuarën, me krimet e luftës”, tha ai.

Nga 2.2 milionë njerezit që braktisën shtëpitë e tyre gjatë luftës, 1.3 milionë tani jaën të zhvendosur ën mënyrë të përhershme nëpër botë, sipas Qendrës për Studime për Refugjatë dhe Persona të Zhvendosur Brenda Vendit.

Në mënyrë që të rikthyerit të përparojnë, Bosnja duhet të ndërtojë një shoqëri të re ku grupet e ndryshme etnike pajtohen me njëra tjetrën dhe me të shkuarën, thotë ekspeti i drejtësisë tranzicionale në Ballkan, Goran Simic.

 

“Kemi qindra mijëra njerëz që ecin në rrugët tona, vuajnë trauma, dhe shteti nuk po bën asgjë për t’i ndihmuar. Kur e shikon në këtë mënyrë, është vështirë të imagjinohet një e ardhme e ndërtuar mbi këtë të shkuar dhe të ardhme”, tha ai.

Por pajtimi i vërtetë mund të arrihet kur njerëzit të pranojnë krimet e kryera nga grupi i tyre etnik, thotë Simic.

 “Po jetojmë në gjëndje lufte; mund të kemi ndaluar së shtëni njër tjetrin, por ka lloje të ndryshme lufte”, tha ai.

Një Mijë Krime Lufte Të Pagjykuara

Në dhjetor të vitit 2012, këshilli i ministrave në Bosnjë i kërkoi parlamentit të miratojë një ligj të ri për refugjatët, të rikthyerit dhe personat e zhvendosur Brenda vendit që ka për qëlim të sigurijë që të gjithë ata që u arratisën gjatë konfliktin kanë të drejtën të kthehen në shtëpitë e para luftës ose të zgjedhin të jetojnë diku tjetër në vend.

Janë bërë përpjekje edhe për të përmisuar kushtet e jetesës për të rikthyerit. Në nëntor, entiteti boshnjako-kroat në vend, Federata Boshnjake, vendosi të shpenzojë afërsisht pesë million euro në projekte për agrikulturën dhe biznese të vogla për të ndihmuar ata që kthehen në entitetin e Republikës Srpska, me shumicë serbe.

Bosnja, Kroacia, Mali i Zi dhe Serbia mblodhën gjithashtu rreth 300 milion euro në një konferencë donatorësh në Sarajevë vitin e shkuar që do të përdoren për të zgjidhur problemet e banimit të 27,000 familjeve refugjate në Bosnjë, Kroaci dhe Serbi.

Por ndërsa situata për të rikthyerit është përmisuar në vitet e fundit, shumë ende jetojnë të papunë në komunitetet e dominuara nga grupet e tjera etnike, thotë Selma Porobic, drejtoresha e Qendrës për Studime për Refugjatët dhe Personat e Zhvendosur Brenda Vendit.

 “Kthimi i atyre që janë dënuar me forcë mes viteve 1992 dhe 1995 është një pjesë vendimtare në zhvillimin e paqes në vendin tonë dhe në mirëqënien e tij të përgjithshme”, tha Porobic.

Shumë nuk janë kthyer për shkak të politikave dominuese etnike, segregimit dhe papunësisë që e bëjnë jetën të paqendrueshme, por Porobic beson se situata mund të përmisohet nëse dënohen më shumë autorë të krimeve të luftës.

“Përndryshe, trashëgimia e luftës është ende e pranishme në jetët e përditshme të gjithë qytetarëve boshnjkë dhe vecanërisht të rikthyerve”,tha ajo..

Përvec gjyqeve të profilit të lartë në Tribunalin e Hagës, ka ende më shumë se 1,000 hetime të hapura për krime lufte në Bosnjë në lidhje me konfliktin e viteve 1990.

Aleksandra Letic nga Komisioni i Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Republikën Srpska argumenton se këto raste duhen trajtuar.

 “Mungesa e vizionit për t’u përballur me të shkuarën dhe refuzimi për t’u larguar nga politikat e kohës së luftës është një barrë e qartë për procesin e kthimit, vecanërisht për komunitetet e vogla. Mosndëshkimi dhe pranimi i kriminelëve të luftës është një mesazh i fortë që do të thotë se ideologjitë e luftës nuk janë larguar”, tha Letic.

Ndalohet vajtimi publik

Një burrë tjetër që i mbijetoi kampeve të burgimit në Prijedor dhe vendosi të kthehej në Republikën Srpska është Mirsad Duratovic. Sot, ai është kryetari i shoqatës së ish të burgosurve të kampeve në Prijedor.

Duratovic thotë se pavarësisht disa vlerësimeve se 25,000 boshnjakë janë kthyer në qytetin me shumicë serbe, numri është më afër të 10,000, një e pesta e numrit të para luftës. Ata që janë kthyer shpesh mbështetën në organizata si ajo e tija për nevojat e tyre bazike.

 “Shoqata jonë është kthyer në shërbim social. Të rikthyerit vijnë tek ne për të gjitha gjërat që iu nevojiten, kur iu duhet ndihmë me dru, ilace, takim me doktorin”, tha ai.

Duratovic tha se të rikthyerit në Prijedor vuajnë gjithashtu sepse nuk iu lejohet të vajtojnë publikisht për viktimat boshnjakeve të vrarë gjatë luftës.

Në maj të vitit të shkuar, kryebashkiaku i Prijedorit, Marko Pavic, ndaloi një takim të familjeve të viktimave për të përkujtuar vdekjet e boshnjakëve dhe kroatëve, duke thëën se një ceremony e tillë “do të cënonte reputacionin e qytetit”. Pavic kundërshtoi që vrasjet të pëshkruheshin si gjenocid.

Porobic thotë se disa nga të rikthyerit boshnjakë në Prijedor po emigrojnë përsëri për shkak të situatës.

 “Në këtë pjesë të Bosnjës, pengesat për kthim të qëndrueshëm janë të dukshme në disa sektorë, si për shembull mungesa e vendeve të punës, ose presionet politike, dhe duke iu refuzuar të rikthyerve të përkujtojnë krimet e luftës kundër popullatës”, tha ajo.

Shkolla Pa Fëmijë, Shtëpi Pa Njerëz

Një qytetit tjetër në entitetin e Republikës Srpska që pati dhunë të tmersshme dhe dëbim të civilëve gjatë luftës, është Bratunaci në Bosnjën lindore, afër kufirit serb dhe Srebrenicës.

Në vitin 1991, komuna e Bratunacit kishte një më shumë se 30,000 banorë, dy të tretat e të cilëve ishin boshnjake. Por në prill të vitit 1992, forcat serbe të Bosnjës pushtuan shumë zona dhe shkaktuan eksodin, dhe që atëherë serbët kanë mbetuar shumica dominuese në qytet.

Një nga ata që u arratisën, por që është kthyer, Cazim Jusupovic, tha se gjykimet për krimet e luftës mund të shërbejnë për t’i siguruar ata që duhet të kthehen.

 “Këtë vit kemi pasur arrestime për krime lufte në Bratunac dhe kjo i dha fuqi të rikthyerve. Po fillojnë të besojnë se drejtësia do të vihet në vend. Përndryshe, ka frikë konstante”, tha Jusupovic, kryetari I organizatës për Kthim të Qëndrueshëm në Bratunac.

Por duke qenë se administrate e qytetit ka shumicë serbësh, boshnjakët e rikthyer shpesh herë ndihen të pafuqishëm dhe të vecuar, thotë ai.

 “Shumicën e problemeve e kemi me faktin se nuk ka boshnjakë në strukturat e qeverisë komunale. Asambleja komunale e Bratunacit ka shpërbërë komisionin për të rikthyerit, edhe pse ende kemi shumë kërkesa për të rindërtuar shtëpi”, tha Jusupovic.

Stojanka Tesic, aktiviste nga Forumi i Grave në Bratunac që i jep ndihmë ligjore të kthyerve, thtoë se në krahasim me zonat e tjera të Republikës Srpska, qyteti ka arritur të tërheqë një numër relativisht të lartë refugjatësh, “pavarësisht varfërisë dhe ngjarjeve të luftës”.

Por Tesic beson se deri sa trashëgimia e luftës të trajtohet sic duhet, nuk do të ketë ri-integrim etnik.

 “Cdo grup etnik ende ka përvojën, traumën dhe dhimbjen e tij, që të gjithë e mbajmë në vete. Nuk kemi filluar ende të jemi të trishtuar dhe të lumtur së bashku”, tha ajo.

Subdin Music thotë se shumë prej atyre që janë kthyer ende ndërveprojnë vetëm me njerëz nga grupi i tyre etnik.

 “Ne [boshnjakët në Republikës Srpska] jetojmë me rezerva. Është njësoj për serbët në Federatën Boshnjake”, tha ai.

Edhe pse Music vendosi të kthehej për t’u përballur me të shkuarën, ai trëmbet se nëse nuk ka progres, të tjerët nuk do të kthehen, duke i lënë kështu disa komunitete të ngecura mes luftës dhe paqes.

 “Sot kemi xhami pa burra për t’u lutur dhe shkolla pa fëmijë. Kemi shtëpi të boshatisura”, tha ai.

This article is Premium Content. In order to gain access to it, please login to your account below if you are already a Premium Subscriber, or subscribe to one of our Premium Content packages.

Buy Premium Subscription

Our Premium Service gives you full access to all content published on BalkanInsight.com, including analyses, investigations, comments, interviews and more. Choose your subscription today and get unparalleled in-depth coverage of the Western Balkans.

Buy Premium Subscription

If you have trouble logging in or any other questions regarding you account, please contact us

Disqus

blog comments powered by Disqus

Buletini ditor