Analizë 02 Feb 13

Kryeministri i Shqipërisë Bëhet Nacionalist i Rilindur

Përpjekjet e kryeministrit të Shqipërisë për ta rishpikur veten si shembull patrioti para zgjedhjeve të këtij viti mund të jenë tërësisht oportuniste por mund të rrisin tensionet dhe armiqësojë aleatë kyc.

Besar Likmeta
BIRN
Tiranë

Kryeministri Sali Berisha ka inatosur disa nga vendet fqinje të Shqipërisë muajt e fundit duke sugjeruar në dukje se dëshiron të krijojë një shtet shumë më të madh që përfshin zonat me shumicë etnike shqiptare përtej kufijve të vendit.

Kryeministri i Tiranës, që është i njohur në vend për retorikë shumë-ngjyrëshe, kritikoi ashkpër qeverinë e Serbisë pasi Beogradi largoi në janar një përmendore të luftëtarëve shqiptarë në qytetin e Preshevës.

Berisha tha se largimi i monumentit tregoi se Serbia është raciste dhe se shqiptarët etnikë në Ballkan duhet të bashkohen në një shtet.

“Ky akt tregon edhe një herë se ka vetëm nje mënyrë, bashkimi i shtetit shqiptar, që shqiptarët të gëzojnë lirinë që kanë fituar duke derdhur gjak”, tha ai.

Berisha ka premtuar gjithashtu se do të ofrojë mënyra të shpejta për nënshtetësi për shqiptarët në gjithë botën dhe u zotua se do të krijojë një ligë futbolli kombëtare që do përfshijë gjithashtu ekipet nga Kosova.

Ndërsa shqiptarët e rëndomtë dhe komentatorët vendas politikë qëndrojnë të ndarë mbi arsyet prapa retorikës së kryeministrit, disa ekspertë kanë paralajmëruar se ajo mund të nxisë pasione që mund të jenë të vështira për t’u qetësuar përsëri.

Si pasojë e luftrave në Ballkan të viteve 1912-1913 dhe ndarjes së kufijve, një numër i madh shqiptarësh jetojnë jashtë vendit, në vendet fqinje të Kosovës, Maqedonisë, Malit të Zi dhe Serbisë.

Qëndrimi i qeverisë së Shqipërisë në dekadën e shkuar ka qenë gjithmonë se bashkimi i shqiptarvë mund të bëhet vetëm përmes procesit të integrimit në Bashkimin Europian.

Tirana ka refuzuar vazhdimisht thirrjet për ndryshime të kufijve nën Ballkan pas përfundimit të luftës në Kosovë në vitin 1999.

Deklaratat e fundit të Berishës kanë ndarë publikun shqiptar, ku disa njerëz sugjerojnë se deklaratat pr bashkim duhet të ishin bërë shumë kohë më parë dhe disa që thonë që retorika nacionaliste është e rrezikshme.

“E shoh deklaratën e Berishës si të vërtetë dhe të rëndësishme, sepes gjithmonë kam besuar edhe gjatë regjimit komunist se duhet të jemi të bashkuar me Kosovën në një shtet të vetëm”, thotë Ibrahim Plegi, mekanik në Tiranë.

“Debati duhet të ishte hapur më shumë se një dekadë më parë”, shtoi ai.

Por Engjell Xhindoli, fotograf, nuk pajtohet. “Ka ndryshim mes thirrjes për pajtim kombëtar ose patriotizmit, dhe nacionalizmit”, tha Xhindoli.

“Nacionalizmi është reaksionar dhe thjesht i rrezikshëm”, shtoi ai.

Skena politike në Tiranë së fundi ka parë krijimin e dy partive nacionaliste, Aleanca Kuq e Zi dhe Partia për Drejtësi, Integrim dhe Bashkim, PDIB.

PDIB-ja, që është partnere e qeverisë, përfaqëson minoritetin cam, një grup shqiptarësh të dëbuar nga Greqia në fund të Luftës së Dytë Botërore nga rajoni i Camërisë, dhe e drejton retorikën kundër Athinës.

Ndërkohë që Aleanca Kuq e Zi bën thirrjë për bashkim të tokave shqiptare dhe ka bërë deklarata të egra kundër fqinjëve të Shqipërisë dhe Berishës, duke e quajtur autokrat dhe tradhtar.

Nën sulm, dhe me disa suksese për t’u mburur para zgjedhjeve parlamentare të qershorit 2013, Berisha ka apeluar shpesh për ndjenjën pan-shqiptare.

Arion Sulo, redaktor i revistës MAPO në Tiranë, thotë se Berisha po ecën mbi vijën e hollë mes patriotizmit dhe nacionalizmit, duke përdorur raste si festimi e njëqind vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë, nëntorin e shkuar, ose konfliktin për monumentin në Serbi për të fituar mbështetje për zgjedhjet.

“Nuk mendoj se ka ndryshim në politikat e jashtme të Shqipërisë drejt rajonit, sepse një shikim më i afërt ndaj deklaratëve tregon se Berisha po bën lojë semantike”, tha ai.

“Edhe pse retorika nacionaliste po përdoret nga Partia Demokratike para zgjedhjeve, nuk do të jetë shtylla kryesore në fushatë dhe me afrimin e zgjedhjeve do të zbehet”, parashikon Sulo.

Mero Baze, analist politik dhe kritik i egër i Berishës, argumenton gjithashtu se fjalët e kreyministrit nuk janë të sinqerta.

Baze e sheh retorikën e ndezur të kohëve të fundit të Berishës si lëvizje për të shkaktuar trazira në zonat e populluara me shqiptarët për të fituar pushtet.

Baze thotë se Berisha e ka provuar taktikë të njëjtë më përpara, në zgjedhjet e vjedhura parlamentare të vitit 1996, kur ishte president.

“Nuk ka të bëjë asgjë me vënien e vetes në shërbim të kombit, por kthimin e kombit në shërbim të pushtetit personal”, tha ai.

Berisha ka qenë lideri për kohën më të gjatë në pushtët në Shqipëri që nga rënia e regjimit komunist, dhe është kthyer fuqishëm në pushtet pas i detyrua të largohej në vitin 1997 kur vendi ishte në anarki pas rënies së skemave piramidale.

Sipas Florian Bieber, profesor i studimeve të europës jug-lindore në universitetin e Grazit, ai ka qneë gjithmonë pragmatik.

“Berisha ka vërtetuar se ka ndryshuar bindjet dhe deklaratat politike vazhdimisht dy dekadat e fundit për t’ia përshtatur nevojave të tij”, tha Bieber.

Bieber tha se edhe pse deklaratat nacionaliste të Berishës duken oportuniste, ato rrezikojë të humbin kapitalin politik që Shqipëria dhe shqiptarët në Kosovë dhe Maqedoni kanë ndërtuar me aleatët e tyre amerikanë dhe ata të BE-së duke marrë një qëndrim të moderuar, dhe jo konfrontuese.

“Retorika është gjithmonë e vërtetë në sensing se hyn në hapësirën publike dhe i jep legjitimitet ideve që më parë kanë qenë të kufizuara në skaje të politikës”, tha Bieber.

“Përdorimi i nacionalizmit shpesh është shpërblyer në rajon në dy dekadat e fundit dhe liderët politikë që kanë luajtur me të shpesh kanë ngecur dhe nuk kanë qenë në gjëndje ta fusin xhindin prapë në shishe”, paralajmëroi ai.

This article is Premium Content. In order to gain access to it, please login to your account below if you are already a Premium Subscriber, or subscribe to one of our Premium Content packages.

Buy Premium Subscription

Our Premium Service gives you full access to all content published on BalkanInsight.com, including analyses, investigations, comments, interviews and more. Choose your subscription today and get unparalleled in-depth coverage of the Western Balkans.

Buy Premium Subscription

If you have trouble logging in or any other questions regarding you account, please contact us

blog comments powered by Disqus

Sfond

gjyqësori-serb-ende-i-ndikuar-nga-qeveria-anketa-nxjerr-në-pah

Gjyqësori serb ende i ndikuar nga qeveria, anketa nxjerr në pah

Shumica e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Serbi nuk besojnë se sistemi është i fuqishëm sa duhet për t’i marrë vendimet e tij në mënyrë të pavarur, një anketë e re nxjerr në pah.

Buletini ditor