Lajm 09 Jul 12

Kosova Ende Prapa në Rendin e Ligjit, Raporton EULEX-i

Institucionet e Kosovës kanë arritur shumë që nga viti 2008, por ende duhet progres në fushën e rendit të ligjit, thotë raporti i vitit 2012 i EULEX-it.

Marija Ristic
BIRN
Beograd

Raporti i fundit fokusohet në punën e bërë nga Misioni i Bashkimit Europian në Kosovë, EULEX, dhe homologëve kosovarë që nga fillimi i misionit në vitin 2008.

Një progres i mirë është bërë nga policia e Kosovës në lidhje me qëndrueshmërinë, llogaridhënien dhe lirinë nga ndërhyrjet politike dhe multietniciteti, duke përfshirë plotësimin e praktikave më të mira europiane dhe standardeve të njohura ndërkombëtare, thuhet në raport.

Policia e Kosovës në krye të kufijve ka hasur sfidat më të mëdha që nga fillimi i mandatit të EULEX-it, thuhet në raport, duke shtuar se më shumë duhet bërë për të pasur menaxhimin e duhur të kufijve.

Raporti përmend mungesën e marrëveshjeve zyrtare të Menaxhimit Ndërkombëtar të Kufijve me vendet fqinje, që ndikon efikasitetin e kontrollit të kufijve.

Në drejtësi, raporti i EULEX-it përmend disa dobësi serioze nga Gjykatat e Qarkut dhe Zyrat e Prokurorisë së Qarkut.

EULEX vlerësoi infrastrukturën që është në gatishmërinë e gjyqtarëve  në Gjykata të Qarkut si të pamjaftueshme. Ai gjithashtu ngre shqetësime ne lidhje me qasjen në drejtësi dhe përmend gjyqe të bëra në zyra, që ë bën pjesëmarrjen e publikut pothuajse të pamundur.

Masat për mbrojtjen e dëshmitarëve nuk janë konsideruar aq efikase në shoqërinë e lidhur ngushtë në Kosovë, si në vende të tjera, ndërsa njohuria e kufizuar teknike e gjyqësorit vendor është një pengesë tjetër që ndalon ushtrimin e masave mbrojtëse dhe kushteve për anonimitet.

Raporti thotë gjithashtu se Policia  e Kosovës dhe prokuroritë në Kosovë nuk kanë institucionalizuar bashkëpunimin e tyre, që ndikon negativisht punën e sistemit ligjor.

Raporti i EULEX-it njohu gjithashtu raportet e Rrjetit Ballkanik të Gazetarisë Hulumtuese, për monitorimin e gjykatave si një nga burimet më të sakta të informacionit për praktikat ligjore në Kosovë.

Misioni theksoi nevojën për të përmirësuar komunikimin për të drejtuar shqetësimet dhe përmirësimin e llogaridhënies zyrtare drejt komunitetit serb në Kosovë.
Në dy vitet e ardhshme, puna e EULEX-it do të fokusohet në katër objektivat kyç operacionale, thuhet në raport.

Këto janë (i) monitorimi, kujdesi dhe roli këshillues i institucioneve të ligjit, (ii) funksionet ekzekutive, (iii) ri-vendosja e rendit të ligjit në veri dhe (iv) mbështetje në dialogun Beograd-Prishtinë.

blog comments powered by Disqus