Gjykata në Brcko ka konfirmuar aktpadinë kundër gruas serbe të Bosnjës, e akuzuar për krime lufte kundër boshnjakëve dhe kroatëve në kampin e burgimit Luka, në Brcko.
Monika Ilici akuzohet për tetë raste se ka marrë pjesë në abuzimin dhe torturimin e civilëve të burgosur në kampin Luka dhe stacionin e policisë në Brcko, midis majit dhe korrikut të vitit 1992.
Prokuroria e Brckos në Bosnjë dhe Hercegovinë ngriti aktpadinë kundër Ilicit më 1 mars.
Kjo është aktpadia e dytë kundër një gruaje e akuzuar për krime lufte në gjykatat e Bosnjës dhe Hercegovinës.
Ilic është mbajtur në paraburgim që nga dhjetori i vitit të kaluar, për shkak të rrezikut se mund të arratiset dhe se mundësia e lirimit të saj mund të shkaktojë trazira në publik.
Ilic u arrestua në zonën e Prijedorit, në dhjetorin e kaluar, dhe po mbahet në paraburgim në Bijeljinë.
This article is Premium Content. In order to gain access to it, please login to your account below if you are already a Premium Subscriber, or subscribe to one of our Premium Content packages.
Our Premium Service gives you access to exclusive content published on Balkan Insight, including analyses, investigations, comments, interviews and more. Subscribe to Balkan Transitional Justice Premium or to Full Premium Access and get unparalleled in-depth coverage of the Western Balkans.
If you have trouble logging in or any other questions regarding you account, please contact us