Lajm 23 May 12

Konferenca në Sarajevë Bën Thirrje për Edukim për Paqe

Një konferencë dyditore në Sarajeve për mënyrat se si edukimi luan një rol të rëndësishëm në projektin e pajtimit u mbyll me mesazhin për paqe dhe përkushtim në detyrat e të ardhmes.

Elvira Jukic
BIRN
Sarajevë

Profesorë nga 14 vende prezantuan shkrimet e tyre për paqe dhe pajtim përmes edukimit, në një konferencë të mbajtur nga Universiteti i Sarajevës, UNSA, më 21 dhe 22 maj, si pjesë e ngjarjeve që shënojnë 20-vjetorin që nga fillimi i rrethimit në Sarajevë.

Faruk Caklovica, rektor në Universitetin e Sarajevës, tha për Balkan Insight se pjesëmarrësit ranë dakord që të gjitha universitetet dhe kurrikulat duhet të promovojnë paqe dhe pajtim.

“Ngjarjet tragjike gjatë luftës 1992-1995 në Bosnjë duhen kujtuar nga të gjithë dhe se kujtimi duhet të jetë një detyrim që të gjitha kurrikulat duhet ta adresojnë, përmes hulumtim akademik dhe mesazheve të paqes”, tha Caklovica.

Në konferencë morën pjesë më shumë se 20 profesorë nga vendet në rajon dhe akademikë nga Italia, Izraeli, Jordania, Katari, Palestina, Turqia dhe Shtetet e Bashkuara.

Loucas Petronicolas, profesor nga universitetit i Wisconsin Oshkosh, tha për Balkan Insight se përvojat e tij në Universitetin në Tuzël, ku erdhi nga Programi Fullbright, e bëjnë t’i shohë njerëzit në Bosnjë si mendjehapur, por më pak optimist se ç’duhet të jenë.

“Shumica e njerëzve janë të vetëdijshëm se çfarë ka ndodhur në të shkuarën, duhet shmangur domosdo, në të ardhmen, dhe kjo është një shenjë e mirë”, tha Petronicolos.

Konferenca pati diskutime të ndryshme se si edukimi dhe dialogu ndërfetar mund të kontribuojnë në bashkimin e njerëzve, të që mund të punojnë së bashku për kushte jetese më të mira për të gjithë.

Disa nga temat e konferencave përfshinë bashkëpunimin ndëruniversitar, rolin e arsimit të lartë në arritjen e paqes, multikulturalizmin, dhe se si një shoqëri fetare e harmonizuar mund të arrihet përmes edukimin të mësuesve dhe ndryshimeve në kurrikula.

U propozua gjithashtu që Universiteti i Sarajevës dhe partneri i tij, Qendra Ndërkombëtare Doha për Dialog Ndërfetar, DICID, të vazhdojë punën e konferencës, duke organizuar forumin vjetor “Mesazhe Paqeje”.

This article is Premium Content. In order to gain access to it, please login to your account below if you are already a Premium Subscriber, or subscribe to one of our Premium Content packages.

Buy Premium Subscription

Our Premium Service gives you full access to all content published on BalkanInsight.com, including analyses, investigations, comments, interviews and more. Choose your subscription today and get unparalleled in-depth coverage of the Western Balkans.

Buy Premium Subscription

If you have trouble logging in or any other questions regarding you account, please contact us

blog comments powered by Disqus