Lajm 16 Mar 12

Kolona në Tuzla: Të Shtënat Erdhën nga Barakat e APJ-së

Një dëshmitar në rastin kundër Ilija Jurisicit dëshmoi se dy të shtënat e para ishin gjuajtur nga drejtimi i barakave të Ushtrisë Jugosllave.

Marija Ristic
BIRN
Beograd

Niko Juric, një oficer kroat i policisë dhe ish-anëtar i njësive të policisë së Tuzlës, tha gjatë gjyqit të enjten se forcat boshnjake kishin hapur zjarr pasi kishin dëgjuar të shtëna që vinin nga zona e barakave “Husinska Buna” të Ushtrisë Popullore Jugosllave (APJ).

“Unë isha komandant i njësisë që supozoje të siguronte kalimin e sigurt në Bjelinë për tërheqjen e trupave të APJ-së. Dëgjova të shtënat dhe pastaj dikush tha në radio ‘po na qëllojnë, çfarë do të bëjmë? Pastaj të dyja anët filluan të gjuanin”, tha Juric.

“Fjalia e famshme ‘zjarrit përgjigju me zjarr’ nuk kishte asnjë kuptim përderisa të shtënat nga të dyja palët kishin nisur”, shtoi Juric.

Zyra e Prokurorisë së Serbisë e akuzon Ilija Jurisicin, ish-anëtar i Shërbimit të Sigurisë së Bosnjës, se ka urdhëruar sulmin mbi tërheqjen e kolonës ushtarake me fjalët “zjarrit përgjigjuni me zjarr”.

Dëshmitari Juric tha gjithashtu se kishte dy kolona në Ushtrisë Jugosllave, një nga të cilat u largua nga Tuzla e sigurt. Të shtënat filluan gjatë tërheqjes së kolonës së dytë.

Dyshohet se APJ dhe përfaqësuesit boshnjakë kishin rënë dakord për një tërheqje paqësore të ushtrisë nga barakat në Tuzla, por ana boshnjake e theu marrëveshje dhe hapi zjarr mbi ushtarët e APJ-së.

Juric tha se nuk kishte asnjë informacion për ndonjë marrëveshje të mundshme midis autoriteteve boshnjake dhe serbe.

Sipas aktpadisë, rreth 51 ushtarë, zyrtarë dhe rekrutë - u vranë, 50 u plagosën, dhe një numër automjetesh mjekësore u shkatërruan.

Në vitin 1009, Gjykata Speciale e Beogradit dënoi Jurisicin me 12 vjet burgim për mjete të paligjshme luftimi, por Gjykata e Apelit e hodhi poshtë vendimin në vitin 2010 dhe e ktheu rastin në rigjykimin, duke e lënë Jurisicin të përgatisë mbrojtjen gjatë kohës në liri.

Juric u arrestua në Aeroportin e Beogradit, në vitin 2007, në bazë të një urdhërarresti ndërkombëtar të lëshuar nga Serbia.

Zyra e Prokurorit të Serbisë e mori rastin nga Gjykata Ushtarake e Serbisë, në vitin 2004.

Gjyqi do të vazhdojë më 7 maj.

This article is Premium Content. In order to gain access to it, please login to your account below if you are already a Premium Subscriber, or subscribe to one of our Premium Content packages.

Buy Premium Subscription

Our Premium Service gives you access to exclusive content published on Balkan Insight, including analyses, investigations, comments, interviews and more. Subscribe to Balkan Transitional Justice Premium or to Full Premium Access and get unparalleled in-depth coverage of the Western Balkans.

Buy premium subscription

If you have trouble logging in or any other questions regarding you account, please contact us

blog comments powered by Disqus