Edhe pse vendet nga rajoni shpresuan se do të merrnin më shumë se gjysëm miliard euro për të zgjidhur cështjet urgjente të refugjatëve, e përfunduan konferencën e donatorëve me më pas se dy të tretat e asaj shume.
Në një përpjekje të përbashkët, Bosnja, Kroacia, Serbia dhe Mali i Zi shpresonin të mblidhnin shumën prej 508 milionë eurosh që janë të nevojshme “për të zgjidhur përfundimisht çështjen e refugjatëve në Ballkan”, në një konferencë donatorësh e mbajtur në Sarajevë më 24 prill. Në fund, arritën të mblidhnin rreth 300 milionë euro.
Paratë e grumbulluara janë të synuara të mbështesin kthimin e refugjatëve dhe të zhvendosurve nga luftërat e viteve 1990 në rajon.
Komisioneri Europian për Zgjerim, Stefan Fule, tha se BE-ja është e dedikuar në bashkëpunimin rajonal dhe për të gjetur zgjidhje për refugjatët, dhe ishte krenar të raportojë se BE-ja ka zotuar 230 milionë euro për projekt.
“Do të bëjmë çdo gjë për të siguruar që asistenca të vazhdojë, edhe pse të gjitha para nuk u mblodhën tani. Në pesë vitet e ardhshme shpresojmë se do të jetë”, tha Fule, i cili shtoi se borxhet janë një mundësi tjetër për të mbledhur shumën tjetër të nevojitur.
Përveç BE-së, donatorët e tjerë të mëdhenj ishin Shtetet e Bashkuara, të cilët kontribuuan 10 milionë euro, dhe Gjermania, Zvicra, Norvegjia dhe Italia, secila prej të cilave dha pesë milionë euro.
Damir Ljubic, ministër i Bosnjës për të Drejtat e Njeriut dhe Refugjatët , tha se edhe pse ende nuk mblodhën aq para sa kanë shpresuar nga kjo konferencë, ai është “i kënaqur” duke qenë se kjo do ta lejojë projektin të fillojë.
Ai shpjegoi se sipas projektit origjinal, vendi i tij dhe Kroacia duhet të merrnin pothuajse 100 milionë euro secili. Mali i Zi do të merrte 25 milionë nga plani dhe Serbia rreth 308 milionë euro.
Projekti do të ndërtonte banim të përhershëm për refugjatët dhe personat e zhvendosur brenda vendit, dhe supozohet të ndihmojë vendet e Ballkanit të ndihmojë rreth 74,000 persona.
Organizatorët e konferencës së donatorëve shpjeguan se Serbia duhet të marrë pjesën më të madh të parasë sepse ka numrin më të madh të refugjatëve - rreth 45,000 persona.
Bosnja dhe Kroacia do të merrnin një shumë të ngjashme duke qenë se të dyja vendet kanë rreth 10,000 refugjatë, ndërsa Mali i Zi do të merrte shumën më të vogël për gjashtë mijë refugjatët dhe përsonat e zhvendosur brenda vendin që jetojnë atje.
Sipas zyrtarëve, refugjatët dhe personat e zhvendosur do të lejohen të zgjedhin midis kthimit dhe riintegrimit të vendin e tyre të origjinës, ose të integrohen në shoqërinë ku banojnë momentalisht.
Projekti parashikon mbylljen e vendbanimeve të përbashkëta, si mënyrë për të ndihmuar pajtimin dhe forcojë një paqe të qëndrueshme.
Konferenca u hap nga ministrat e Punëve të Jashtme të Bosnjës dhe Hercegovinës, Kroacisë, Serbisë dhe Malit të Zi, të cilët zotuan mbështetjen e tyre për të zgjidhur një nga çështjet më komplekse që mundon rajonin pas konflikteve të përgjakshme në fillim të viteve 1990-të.
Vesna Pusic, ministre e Punëve të Jashtme e Kroacisë, tha se mbledhja e fondeve të nevojshme do të sigurojë “një agim të ri” për rajonin, duke e çliruar nga mundimet e së shkuarës.
Në fund të konferencës, u shpjegua se shuma që u mblodh do të ishte e mjaftueshme për të filluar projektin dhe se lobimi tek donatorët do të vazhdojë si një përpjekje për të mbledhur pjesën tjetër të fondeve që nevojiten.