Gjykata në Bosnjë dhe Hercegovinë shfajësoi katër ish-policë nga të gjitha akuzat për krime të kryera në Kaninovik në 1992.
Shpjegimi i aktgjykimit qartëson se prokuroria “nuk vërtetoi përtej asnjë dyshimi të arsyeshëm” se katër të akuzuarit, anëtarë të Stacionit të Sigurisë Publike në Kalinovik, ndihmuan në dëbimin e boshnjakëve.
Gjykata gjeti se Milan Peric, Spasoje Doder, Predrag Terzic dhe Aleksandar Cerovina nuk morën pjesë në arrestimin e civilëve dhe transferimin e tyre në qendrat e burgimit në shkollën fillore “Miladin Radojevic” dhe kampin “Depoja e Barutit”, ku shumica e të burgosurve u vranë.
“Zyra e Prokurorisë dështoi të paraqesë prova të padiskutueshme se sulmi [kundër boshnjakëve në Kalinovik] kishte qellim të gjerë dhe të pandehurit morën pjesë në të në mënyrë të vetëdijshme. Nuk mund të përcaktohej nëse kishte qellim diskriminues”, tha gjyqtari kryesues, Davorin Jukic, në shpjegimin e aktgjykimit të shkallës së parë.
“Kanë marrë urdhra nga superiorët e tyre nga stacioni i policisë në qytetin e Kalinovikut”, tha trupi gjykues.
Trupi Gjykues arriti në përfundimin se policët po ruanin boshnjakët përballë ndërtesës së komunës në qytetin e Kalinovikut, në Hercegovinë, në qershor të 1992, por nuk ka prova të mjaftueshme të prezantuara se Doderi urdhëroi civilët te hipin në kamionin që i çoi në shkollën fillore “Miladin Radojevic”.
Trupi gjykues, gjithashtu, nuk ishte i bindur se fshatrat e Jelascas dhe Vihovicit u sulmuan më 25 korrik 1992.
Terzic dhe Cerovina ishin akuzuar për arrestimin e boshnjakëve nga fshati Vihovici, në fund të korrikut 1992, pas të cilit i çuan të burgosurit në kampin Depoja e Barutit.
Aktgjykimi shpjegon se çështja nuk është nëse të pandehurit i ndaluan civilët, por Trupi Gjykues arriti në përfundimin se të akuzuarit ishin nën përshtypjen se po i çonin boshnjakët në kampin Depoja e Barutit për sigurinë e tyre.
Peric dhe Cerovina u akuzuan se kanë marrë pjesë në një sulm të veçantë në fshatin Jelasca, më 1 gusht 1992. Sipas aktpadisë, bashkë me policët e tjerë, ata arrestuan gra, fëmijë dhe të moshuar, të cilët kishin mbetur në fshat.
Ekziston mundësia se aktgjykimi do të apelohet.
This article is Premium Content. In order to gain access to it, please login to your account below if you are already a Premium Subscriber, or subscribe to one of our Premium Content packages.
Our Premium Service gives you access to exclusive content published on Balkan Insight, including analyses, investigations, comments, interviews and more. Subscribe to Balkan Transitional Justice Premium or to Full Premium Access and get unparalleled in-depth coverage of the Western Balkans.
If you have trouble logging in or any other questions regarding you account, please contact us