Ish-presidenti i Republikës Srpska, Radovan Karadzic, ka dorëzuar një mocion për një gjyq të ri në Tribunalin e Hagës për shkak të problemeve të vazhdueshme në lidhje me hapjen e provave nga prokuroria.
“Radovan Karadzici argumenton se shkeljet e shumta nga prokuroria për detyrime në hapje të provave dhe paragjykimi i grumbulluar nga ato shkelje tek pala mbrojtëse ka rezultuar në një gjyq të padrejtë. Fillimi i gjyqit nga fillimi dhe kryerja e tij në mënyrën e duhur këtë herë, është e vetmja zgjidhje që mund të sigurojë një gjyq të drejtë”, thuhet në mocionin e dorëzuar para gjyqtarëve të Tribunalit të Hagës.
Karadzici tha se Prokuroria e Hagës duhet të hapte të gjitha provat para fillimit të gjyqit në vitin 2009, por që atëherë është zbuluar se prokuroria ka dështuar të bëjë të ditura 406 deklarata dhe dëshmi të dëshmitarëve, që do të thotë se prokuroria ka dështuar të ngrejë 25 për qind të provave.
Në 58 raste gjatë gjyqit, Trupi Gjykues bëri gjetje të shpejta se treguan se prokuroria shkeli obligimin për hapje të provave.
“Shkalla e shkeljeve në rastin e Dr. Karadzicit është i paprecedentë në drejtësinë penale ndërkombëtare”, thuhet në mocion.
Karadzici akuzohet si president i Republikës Srpska dhe komandant supreme i forcave të saj të armatosura, për gjenocid, krime ndaj njerëzimit dhe dhunim të rregullave dhe zakoneve të luftës në periudhën midis viteve 1992 dhe 1995.
Gjyqi i tij filloi në tetor të vitit 2009 dhe prokuroria përfundoi se prezantuari provat në maj të këtij viti. Karadzici pritet të fillojë prezantimin e provave të tij në tetor.
Duke dëshmuar në gjyqin e Radovan Karadzicit, gjatë javës së fundit të shkurtit, dëshmitari tha se Karadzici ishte komandanti suprem i Ushtrisë së Republikës Srpska, dhe si i tillë dha urdhrat për ta bërë situatën në Srebrenicë “të padurueshme”.