Lajm 14 Feb 18

Kërkohet ndjekje penale për përshëndetjet naziste gjatë tubimit serb

Antifashistët serbë ngritën ankesa penale kundër anëtarëve të grupeve të ekstremit të djathtë për përshëndetjet naziste që ata bënë gjatë në tubimi të mbajtur për të përkujtuar kryeministrin e qeverisë kukull të kohës së Luftës së Dytë Botërore Milan Nediç.

Filip Rudic
BIRN
Beograd
Kundër protestuesit duke mbajtur një banderolë me sloganin "Fashizm s'duhet të lejohet". Foto: BIRN.

Lidhja Antifashiste e Serbisë tha të mërkurën se ka paraqitur ankesa kundër tre anëtarëve të organizatave të ekstremit të djathtë se bënë përshëndetje naziste gjatë një tubimi për të përkujtuar Milan Nediçin, kryeministrin e qeverisë kukull të Serbisë nën pushtimin gjerman gjatë Luftës së Dytë Botërore.

"Ne prisnim që institucionet shtetërore, policia dhe prokurori të reagonin për promovimin e turpshëm të fashizmit dhe nazizmit në tubim, por pati asgjë të tillë,” tha Lidhja e Antifashistëve në një deklaratë për shtyp.

Ankesa pretendon se anëtarët e grupeve të krahut të djathtë Srbska Akcija (Aksioni Serb), Carostavnik dhe Fronti Kombëtar Serb shkelën ligjin që ndalon tubimet fashiste dhe naziste si edhe përdorimin e simboleve fashiste dhe naziste.

Tubimi i 4 shkurtit, përvjetori i vdekjes së Nediçit, mblodhi rreth 50 të djathtë dhe një numër të barabartë të kundër protestuesish.

Një numër i madh policësh u vendosën aty për t’u siguruar që të mos kishte incidente.

Milan Nediç drejtoi të ashtuquajturën Qeverie e Shpëtimit Kombëtar, një qeveri kukull në Serbi gjatë Luftës së Dytë Botërore që operoi nga gushti 1941 deri në tetor 1944.

Në fund të luftës, ai u largua në Austri, por aleatët e dorëzuan atë tek autoritetet komuniste jugosllave që erdhën në pushtet pas Luftës së Dytë Botërore.

Nediç u akuzua për bashkëpunim me gjermanët dhe për tradhti,por çështja u ndërpre kur ai kreu vetëvrasje në një qeli burgu në shkurt të vitit 1946.

Rehabilitimi i tij pas vdekjes po shqyrtohet para Gjykatës së Lartë nëBeograd, me kërkesë të pasardhësve të tij.

Në një seancë muajin e kaluar u tha se kryeministri i kohës së Luftës së Dytë Botërore e konsideronte veten si versioni serb i liderit kolaboracionist francez Marshalli Petain.

Disqus

blog comments powered by Disqus

Sfond

fshihen-të-drejtat-e-minoritetit-serb-në-kroaci-09-02-2015

‘Fshihen’ të drejtat e minoritetit serb në Kroaci

Analistët pohojnë se përgjigja e heshtur ndaj vendimit të qytetit kroat të Vukovarit për të hequr tabelat dygjuhëshe, me shkronja latine dhe cirilike serbe, tregojnë se BE-ja e ka humbur fokusin e saj ndaj të drejtave të pakicave.

Disidenti kroat kishte frikë se mos rrëmbehej nga spiunët Jugosllavë

Gjyqi i Zdravko Mustac dhe Josip Perkovic, ish shefa të spiunazhit jugosllav të akuzuar për vrasjen e një emigranti kroat, dëgjoi se viktima në mënyrë të përsëritur i tha të dashurës gjermane se ai po jetonte me frikë.

Veteranët kroatë të luftës organizojnë protestë të re kundër alfabetit cirilik

Aktivistët në Vukovar vendosën letra ngjitëse të mëdha me flamuj kroatë mbi tabelat me germa cirilike nëpër ndërtesat publike duke rigjallëruar protestat pasi përpjekjet e tyre për referendum kombëtar mbi çështjen dështuan.

Gjyqësori serb ende i ndikuar nga qeveria, anketa nxjerr në pah

Shumica e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Serbi nuk besojnë se sistemi është i fuqishëm sa duhet për t’i marrë vendimet e tij në mënyrë të pavarur, një anketë e re nxjerr në pah.

Buletini ditor