Tribunali në Hagë ka pranuar që Vladimir Zagorec të intervistohet nga avokati i Karadzicit, rreth trafikimit të armëve.
Gjykata Ndërkombëtare për Krime në ish-Jugosllavi, ICTY, ka thirrur ish-asistentin e burgosur të ministrit kroat të Mbrojtjes, Vladimir Zagorec, të japë një intervistë për këshilltarin ligjor të Radovan Karadzicit.
Karadzici, ish-presidenti i Republikës Srpska, gjatë viteve 1992-1995 në Bosnje dhe Hercegovinë, po gjykohet për gjenocid.
Trupi gjykues e urdhëroi Zagorecin të japë një intervistë për këshilltarin ligjor të të akuzuarit, në një kohë dhe vend që do të caktohet nga ky i fundit, jo më vonë se 30 prill 2012. Nëse jo, atëherë ai duhet të paraqesë arsye të forta se pse jo.
Karadzici lëshoi mocionin për thirrje në intervistë të Zagorecit më 10 janar 2012, duke kërkuar që intervista të mbahet në burgun ku Zagoreci po vuan dënimin e tij.
Zagoreci ka një dënim me burgim për shtatë vjetësh, për abuzim të detyrës. Gjeneralit iu hoqën të gjitha medaljet dhe gradat, pasi aktgjykimi kundër tij u finalizua.
Karadzici ka kërkuar që Kroacia t’i japë kategori të ndryshme dokumentesh në lidhje me: trafikimin e armëve në Tuzla dhe më pas në Srebrenicë në shkurt dhe mars 1995; trafikim armësh për ushtrinë e Bosnjës dhe Hercegovinës nga viti 1992 deri më 1995; përfshirjen e personelit të OKB-së në dhënien e armëve boshnjakëve myslimanë.
Karadzici thotë se ka baza të arsyeshme për të besuar se Zagorec ka informacion që mund ta ndihmojë materialisht për rastin, duke qenë se ai është “personi në qeverinë kroate me më shumë njohuri për dërgimin e armëve tek boshnjakët myslimanë”, sepse ishte përgjegjës për prokurimin e armëve për Kroacinë, nga viti 1993 deri më 1996.
Informacioni që Karadzici kërkon nga Zagoreci i përket marrëveshjeve të dyshuara midis Kroacisë dhe Iranit për t‘u dërguar armë boshnjakëve myslimanë; lloji, metoda dhe sasia e armëve të trafikuara në Bosnjë nga viti 1994 deri më 1995 dhe përdorimin i kamionëve humanitare për të trafikuar këto armë.
Karadzici thotë se është përpjekur të ketë bashkë-punim të vullnetshëm me Zagorecin, por se Zagoreci ka refuzuar të japë intervistë për këshilltarin e tij ligjor.
This article is Premium Content. In order to gain access to it, please login to your account below if you are already a Premium Subscriber, or subscribe to one of our Premium Content packages.
Our Premium Service gives you access to exclusive content published on Balkan Insight, including analyses, investigations, comments, interviews and more. Subscribe to Balkan Transitional Justice Premium or to Full Premium Access and get unparalleled in-depth coverage of the Western Balkans.
If you have trouble logging in or any other questions regarding you account, please contact us