Lajm 19 Apr 12

Ish-Ministri Përqafon Mercepin në Dhomë të Gjyqit

Ish-ministri i Brendshëm i kohës së luftës, Ivan Vekic, përqafoi Mercepin në gjykatë të mërkurën, pasi Mercepi qau pas dëshmisë së tij.

Boris Pavelic
BIRN
Zagreb

Duke dëshmuar për palën mbrojtëse, Vekic, monistër i Brendshëm kroat, midis gushtit të 1991 dhe prillit të 1992, tha se nuk dinte asgjë rreth burgut të dyshuar në Pakracka Poljana dhe se Mercepi nuk ka komanduar njësinë policore të njohur si “Mercepovci”.

“Si këshilltar në Ministrinë e Mbrojtjes, Mercep, kishte vetëm autoritetin të mbante armë, të luftonte dhe të vdiste”, tha Vekic, i cili tani është udhëheqës i partisë politike jo-parlamentare ekstreme të djathtë “Roja Kroate”.

“Mercepi mund të komandohej nga udhëheqësi i ndonjë aksioni të veçantë gjatë luftimit”, tha ai.

Mercepi, ish-këshilltar i lartë në Ministrinë e Brendshme të kohës së luftës në Kroaci, akuzohet se ka urdhëruar personalisht arrestimin e paligjshëm, torturimin dhe vrasjen e civilëve serbë në vitin 1991 në Zagreb dhe zonat përreth, si dhe në qytetet Kutina dhe Pakrac.

Mercepi qau kur Vekici përfundoi dëshminë e tij. Duke dalë nga salla e gjyqit, Vekic e përqafoi Mercepin duke i thonë: “Të mbrojttë Zoti”.

Ndryshe nga Vekic, pasardhësi i tij Ivan Jarnjak dëshmoi se policia hetoi krimet e dyshuara në Pakracka Poljana.

“Por kishte probleme me ato hetime, sepse luftimi po vazhdonte rreth Pakracka Poljana dhe pjesë e atij territori ishte i pushtuar për disa kohë”, tha Jarnjak.

Ai tha se nuk e dinte për trupat e gjetura në Pakracka Poljana, pasi “Mercepovci” u larguan prej aty.

Gjyqi do të vazhdojë të martën, më 24 prill.

This article is Premium Content. In order to gain access to it, please login to your account below if you are already a Premium Subscriber, or subscribe to one of our Premium Content packages.

Buy Premium Subscription

Our Premium Service gives you access to exclusive content published on Balkan Insight, including analyses, investigations, comments, interviews and more. Subscribe to Balkan Transitional Justice Premium or to Full Premium Access and get unparalleled in-depth coverage of the Western Balkans.

Buy premium subscription

If you have trouble logging in or any other questions regarding you account, please contact us

blog comments powered by Disqus