Lajm 27 Feb 13

Ish-Luftëtarët Kosovarë në Gjyq për Krime Lufte për Herë të Tretë

Gjykata në Prishtinë ka vendosur që rigjykimi i tre ish-komandantëve të Ushtrisë Clirimtare të Kosovës për burgosje, torturim dhe vrasje të civilëve shqiptarë  të fillojë muajin e ardhshëm.

BIRN
Edona Peci
Prishtinë

Për herë të tretë që kur gjyqi i parë filloi në vitin 2003, ish-komandanti dhe ish-deputeti i Partisë Dmokratike të Kosovës, RRustem Mustafa, dhe dy ish luftëtarë të gradës së lartë, do të gjykohen për krime ndaj civilëve gjatë luftës në Kosovë në vitiet 1998-1999.

Gjyqi për tre të pandehurit, të njohur si “Grupi i Llapit” është caktuar të fillojë më 25 mars, sic u konfirmua të martën në një seancë dëgjimore përgatitore në Prishtinë , por avokati mbrojtës është i pakënaqur me akuzat ndaj tyre.

Mustafa dhe të pandehurit e tjerë Latif Gashi (i njohur si Lata) dhe Nazif Mehmeti ( i njohuri si Nazi) kanë pasur pozita komanduese në UCK gjatë konfliktit me forcat serbe.
Sipas aktpadisë, nga gushti i vitit 1998 deri në prill të vitit 1999, ata burgosën, torturuan, abuzuan dhe vranë civilët shqiptarë në Kosovë në qendra burgimi në fshatrat Bajgorë, Llapasthicë, Majac Potok dhe Koliq në Kosovën lindore afër Podujevës.

Për t’iu shpëtuar torturave, në aktpadi thuhet, të pandehurit duhet të tregonin besnikëri ndaj UCK-së duke vrarë një serb.

Në shtator të vitit të shkuar, prokurori i  Misionit të BE-së për Rendin e Ligjit e ndryshoi aktpadinë duke larguar fshatin Bajgorë dhe Koliq nga akuzat, por avokati mbrojtës argumentoi të martën se disa nga akuzat e tjera duhen larguar gjithashtu sepse janë rrëzuar gjatë gjyqeve  të mëparshme.

Rasti i Grupi të Llapit u hetua fillimisht në vitin 2001 dhe 2002 nga misioni OKB-së në Kosovë.

Në vitin 2005, pas gjyqit që zgjati dy vjetë dhe që i shpalli fajtorë të pandehurit, gjykata supreme në Kosovë urdhëroi një rigjykim sepse dyshimet nuk qenë vërtetuar “përtej cdo dyshimi”.

Në vitin 2009, tre ish komandantët e UCK-së u shpallën sërish fajtorë për krime lufte dhe u burgosën për tortura dhe trajtim cnjerëzor të  të burgosurve në kampe burgimi.

Ata apeluan kundër aktgjykimeve dhe në vitin 2011, dhe gjykata supreme urdhëroi një rigjykim të pjesshëm.

blog comments powered by Disqus

Buletini ditor