Lajm 24 Apr 12

Ish-Lideri Kroat i Serbisë në Rigjykim më 24 Maj

Rigjykimi i Borislav Mikelicit, ish-kryeministri i shtetit të sapondarë të Kroacisë së asaj kohe, do të mbahet në fund të majit.

Boris Pavelic
BIRN
Zagreb

Në seancën paragjyqësore të hënën, gjyqtari Zeljko Horvatovic, caktoi datën 24 maj për fillimin e rigjykimit në Gjykatën e Kantonit në Zagreb.

Avokati e Mikelicit, Silvije Degen, kërkoi që Mikelici të rigjykohet pasi u dënua me 20 vjet burgim për dyshimin për krime lufte ne vitin 1993 në Kroaci.

Kresimir Devcic, zëdhënës i Gjykatës së Kantonit në Zagreb, tha se nëntë dëshmitarë priten të dëshmojnë në rigjykim, gjashtë për prokurorinë dhe tre për mbrojtjen.

Seancat e gjykatës do të mbahen më datat 24, 25 dhe 31 maj.

Gjykata e Kantonit në Sisak e shpalli Mikelicin fajtor në vitin 1993 “për koordinimin dhe përgatitjen e rebelimit të armatosur kundër qeverisë kroate” dhe për urdhërimin e sulmeve në qytetin e Petrinjës dhe lokacioneve të tjera në zonë.

Degen thotë se Mikelic ishte në spital në atë kohë dhe se mund ta vërtetojë këtë me të dhënat e spitalit. Ai thotë se dëshmitarët do të konfirmojnë se Mikelic nuk morri pjesë në aktet kriminale.

Degen konfirmoi se Miklic, tani në moshën 73-vjeçare, do të gjykohet përsëri në mungesë.

“Akuzat kundër Mikelicit janë të paqarta dhe mbrojtja e tij në vitin 1993 ishte e turpshme”, tha Degen. “Avokati i tij nuk e apeloi vendimin, duke shpjeguar se provat për fajësinë e Mikelicit ishin të qarta. Ky ishte dhunim i normave bazike gjyqësore dhe etikave të avokatëve”, shtoi ai.

Para fillimit të luftës në Kroaci, Mikelic ishte drejtori i kompanisë prodhuese të mishit “Gavrilovic” me bazë në Petrinja, një nga kompanitë më të mëdha në ish-Jugosllavi. Gjatë luftës, ai u bë kryeministër i Republikës së vetëshpallur serbe të Krajinës.

Pasi ushtria kroate rimori territoret në viti 1995, Mikelic lëvizi në Beograd ku ka jetuar që atëherë.

Në vitin 2003, u arrestua dhe kaloi tre muaj në paraburgim për shkak të përfshirjes së tij të dyshuar në vrasjen e kryeministrit pro-perëndimor serb, Zoran Djindjic.

blog comments powered by Disqus