Ish-kryeprokurori boshnjak është ulur zyrtarisht në pozitën e prokurorit për dëmtim të reputacionit të Prokurorisë së Bosnjës dhe Hercegovinës.
Milorad Barasini është ulur nga pozita e kryeprokurorit në pozitën e prokurorit, shpalli të hënën Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe i Prokurorisë, pas plotësimit të procedurave disiplinore.
Bashkë me uljen nga pozita, rroga e tij do të ulet me dhjetë për qind në periudhën e tre muajve.
Më 1 korrik 2011, Milorad Barasin u pezullua nga detyra e kryeprokurorit, pasi media kishte transmetuar regjistrime që tregonin Barasinin të shoqëruar nga persona që dyshohen se ishin nën hetim për aktivitetet kriminale.
Siç u lajmërua më parë nga përfaqësues të HJPC-së, kishte dyshime se Barasini dëmtoi reputacionin e Prokurorisë së Bosnjës dhe Hercegovinës, duke vepruar në këtë mënyrë.
Sipas vendimit të fundit të HJPC-së, Barasini mund të vazhdojë të performojë punën e tij si prokuror, që nga 15 maji.
Pas pezullimit të Barasicit, Jadranka Lokmic - Misiraca u emërua si kryeprokuror në detyrë.
HJPC ende duhet të bëjë një lajmërim për vendin e lirë të kryeprokurorit, tani që është plotësuar procedura disiplinore kundër Barasicit.
This article is Premium Content. In order to gain access to it, please login to your account below if you are already a Premium Subscriber, or subscribe to one of our Premium Content packages.
Our Premium Service gives you full access to all content published on BalkanInsight.com, including analyses, investigations, comments, interviews and more. Choose your subscription today and get unparalleled in-depth coverage of the Western Balkans.
If you have trouble logging in or any other questions regarding you account, please contact us