Avokati mbrojtës i ish kryeministrit Ramush Haradinaj tha se është e qartë që prokuroria është bazuar në raporte të Inteligjencës serbe për të mbështetur akuzat e saj se ish komandanti i UCK-së ka kryer krime lufte.
Në ditën e tretë dhe përfundimtare të argumenteve mbyllëse kundër ish Kryministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, dhe dy ish luftëtarëve të Ushtrisë Clirimtare të Kosovës, Idriz Balaj, dhe Lahi Ibrahimaj, avokati mbrojtës përsëriti akuzat se provat e prezantuara nga prokuroria nuk mbështesin dyshimet.
Avokati i Balajt, Guy Smith, citoi një raport që ishte prezantuar si provë, I cili thoshte se të gjithë shqiptarët në territorin e kontrolluar nga të pandehurit, që nuk mbështesninCK-në, ekzekutoheshin.
“Fakti që prokuroria ka përdorur dy raporte të inteligjencës serbe për të mbështetur akuzën e tyre se shqiptarët që nuk mbështesnin UCK-në, vriteshin, tregon se sa e njëanshme ka qenë prokuroria në këtë rast,” tha Smith.
Haradinaj, Ibrahimaj, dhe Balaj u kthyen në ICTY për një rigjykim të pjesshëm pasi prokuroria e bindi gjyqtarin e apelit vitin e shkuar se nuk kishte dhënë kohë të mjaftueshme për të dëgjuar provat e dy dëshmitarëve kyc.
Në vitin 2008, Haradinaj dhe Balaj u liruan nga të gjitha akuzat për krime lufte, dhe krime ndaj njerëzimit, pas një gjyqi tre vjecar. Brahimaj u dënua me gjashtë vite burgim për trajtim mizor dhe torturim.
Treshja në rast, e njohur si Haradinaj et al, më parë ishin paditur për akuza për vrase, pengmarrje, torturim, dhe përdhunim të serbëve, romëve, dhe shqiptarëve midis marsit dhe shtatorit të vitit 1998.
Ekipet mbrojtëse të Balaj dhe Brahimaj prezantuan një list dëshmitarësh që ishte përplikuar nga prokuroria, duke argumentuar se dëshmitarët duhet të merreshin në pyetje në mënyrë të kujdeshshme, duke qenë se fokusi i dëshmisë së tyre ishte kryesisht reputacioni që klientët e tyre kishin gjatë kohës së luftës.
“Dëshmitari 75 është një gënjeshtar, dhe kjo është vërtetuar. Ai gënjeu për vdekjen e vëllait të tij, përdori vdekjen e vëllait, për një aplikim të përgënjeshtërt për azil. Nuk kishte asnjë brejtje ndërgjegje, apo shqetësim, të tregonte gënjeshtra, edhe për cështjet më të rëndësishme. Përdori trupin e vdekur të vëllait të tij për të arritur qëllimet e tij. Dhe juve iu është kërkuar të bazoheni në dëshminë e tij për këtë rast”, tha Smith.
Avokati i Brahimajt, Richard Harvey, vuri në pyetje integritetin e Dëshmitarit 18. Sipas avokatit, ai, pa u pyetur, kishte treguar lidhjet e tij me forcat serbe duke i treguar gjykatës se ishte kapur gjatë luftës duke u futur në një tank në Gjakovë.
Harvey i kërkoi gjykatës të analizojë deklaratat e dëshmitarëve, duke qenë se sipas tij Dëshmitari 18 kishte ri-treguar kujtimet e Dëshmitarit 3.
“Të dy këta dëshmitarë kanë mundësinë të rregullojnë deklaratat e tyre. Ka cdo arsye për të thënë se kjo përfaqëson vjedhje të përvojave të luftës të njëri-tjetrit”, i tha Harvey gjykatës në argumentet e tij mbyllëse.
Të hënën, prokurori I ICTY-s, Paul Rogers, i tha gjykatës es tre të dyshuarit kishin autoritetin të parandalonin krimet që u kryen në kampin e burgimit në Jabllanicë, por përkundrazi, i kishin inkurajuar ushtarët e UCK-së të vrisnin të burgosurit në kamp. Prokuroria ka kërkuar për 20 vite burgim për Haradinajn.
Gjyqtari kryesues, Bakone Justice Moloto, pritet të shpallë aktgjykimin në përafërsisht dy muaj.