Një ish-anëtar i Armatës Popullore Jugosllave, i akuzuar për krime lufte kundër popullatës kroate, tha se urdhrat për aksionin ushtarak vinin nga shkallët e larta të ushtrisë.
Miodrag Dimitrijevic, ish-nënkolonel i Armatës Popullore Jugosllave, JNA, tha në deklaratat mbyllëse para Trupit Gjykues të Gjykatës Speciale në Beograd se nuk ndihej përgjegjës për krimet e kryera në fshatin kroat, Lovas, në vitin 1991.
Prokurori Veselin Mrdak ka kërkuar më përpara që Dimitrijevici të dënohej me nëntë deri në dhjetë vjet, duke qenë se ishte akuzuar, si koordinator i aksioneve luftuese në fshatrat Lovas, Cakovci dhe Opatovas, për fillimin dhe përfshirjen në aktivitetet të shumta të paligjshme, si vrasje, shantazh, terror dhe shkatërrim të pronave private dhe shtetërore.
Dimirtijevic tha se nuk kishte autoritetet për të urdhëruar krimet për të cilat po akuzohet dhe se përgjegjësit duhet të kërkohen në radhët e zyrtarëve të lartë të JNA-së.
“Isha një zyrtar aktiv i ushtrisë, i dija saktë ligjet dhe parimet e luftës, dhe kjo është arsyeja pse them që nuk kam urdhëruar, ose kryer asnjë krim. Të gjithë urdhrat erdhën nga lart,” tha Dimitrijevic.
“Keni sjellë këtu dëshmitarë të sajuar dhe dokumente false, të gjitha këto për të mbrojtur JNA-në”, shtoi Dimitrijevic.
Sipas aktpadisë së ngritur nga Zyra e Prokurorit për Krime Lufte në Serbi, 14 ish-anëtarë të Mbrojtjes Territoriale, Armatës Popullore Jugosllave dhe njësisë paramilitare “Dushani i Madh” akuzohen për vrasjen e 70 civilëve kroatë, në tetor dhe nëntor të vitit 1991.
Aktpadia specifikon se 22 civilë janë vrarë në shtëpitë e tyre gjatë sulmit në Lovas më 10 tetor 1991, ndërsa 23 persona të tjera në burgjet e improvizuara më 18 tetor të të njëjtit vit.
Për më tepër, më 18 tetor 1991, 22 civilë u vranë kur u detyruan të ecnin në një fushë të minuar. Tre civilë të tjerë vdiqën në akte të rastësishme dhune.
Darko Peric, i cili konsiderohet nga prokuroria si përgjegjësi për krimet e kryera në fushën e minuar, tha në argumentet e tij mbyllëse se nuk ndihej fajtor.
“Jam viktimë e ushtrisë dhe viktimë e Dimitrijevicit. Po ta kisha ditur atëherë se çfarë di tani, nuk do isha bërë kurrë me ta. U përpoqa ta qetësoja situatën në Lovas, por dështova”, shtoi Peric.
I pandehuri Radovan Vlajkovic, ish-zyrtar i JNA-së, bëri argumentet e tij mbyllëse të mërkurën, gjithashtu, dhe u pajtua me avokatin e tij mbrojtës, duke shtuar se nuk ka kryer asnjë nga aktet kriminale, për të cilat akuzohet.
Radisav Josipovic, ish-komandant togu i JNA-së në Lovas, gjithashtu hodhi poshtë të gjitha akuzat e prokurorisë, duke theksuar se “duart e tij nuk janë të përlyera dhe ndërgjegjen e ka të pastër”.
Prezantimi i argumenteve mbyllëse nga të pandehurit do të vazhdojë të enjten në Gjykatën Speciale në Beograd.
This article is Premium Content. In order to gain access to it, please login to your account below if you are already a Premium Subscriber, or subscribe to one of our Premium Content packages.
Our Premium Service gives you access to exclusive content published on Balkan Insight, including analyses, investigations, comments, interviews and more. Subscribe to Balkan Transitional Justice Premium or to Full Premium Access and get unparalleled in-depth coverage of the Western Balkans.
If you have trouble logging in or any other questions regarding you account, please contact us