Romët janë qytetarë të shkallës së dytë në Bosnjë, thotë raporti i fundit i Human Rights Watch, HRW, duke e nxitur vendin të ndalojë diskriminimin ndaj minoriteteve.
Bosnja duhet të ndalojë përjashtimin e romëve, çifutëve dhe minoriteteve të tjera për të marrë pjesë në politikat kombëtare, thotë raporti i Human Rights Watch, i lëshuar më 4 prill, në Sarajevë.
Raporti thekson nevojën e Bosnjës për të implementuar vendimin për të drejtat të njeriut të Sejdicit dhe Fiencit të vitit 2009, i cili përcakton se kushtetuta dhe ligje të tjera duhet të ndryshojnë në mënyrë që minoritetet të lejohen të kandidojnë për pozita të larta në qeveri.
Sipas ligjeve të tanishme, postet në presidencën e Bosnjës dhe parlamentin e shtetit janë të rezervuara vetëm për përfaqësuesit e tre grupeve më të mëdha etnike, boshnjakët [myslimanët e Bosnjës], serbët dhe kroatët.
Dervo Sejdic, aktivist rom, i cili fitoi rastin kundër Bosnjës në Gjykatën Europiane për të Drejtat e Njeriut kundër Bosnjës, në vitin 2009, tha për Balkan Insight se ende nuk shikon një zgjidhje, për shkak të mungesës së vullnetit politik për të implementuar vendimin.
“Mendoj se elitat e politikanëve kanë frikë të humbasin statusin e tyre në jetën politike. Nuk e di se pse kanë frikë që të gjithë të kenë të drejta dhe mundësi të barabarta”, tha Sejdici.
“Nuk e di se nga vinë këto frika të pabaza- veçanërisht nëse janë kaq pro-europianë dhe pro shoqërisë civilë, sa thonë”.
Raporti i HRW thekson diskriminimin ndaj minoriteteve në politikë dhe qeveri për shkak të kushtetutës diskriminuese të Bosnjës.
Benjamin Ward, zëvendësdrejtori për Europën dhe Azinë Qendrore në HRW, tha se Kushtetuta e vitit 1995 e Bosnjës, e krijuar nga Marrëveshjet e Paqes në Dayton, u krijua vetëm për të përfunduar luftën e viteve 1992-1995 në vend.
“Romët përjetojnë diskriminim dhe abuzim në gjithë Europën. Ndryshimi në Bosnjë është se përjashtimi i tyre nga politikat kombëtare dhe qeveria vendore parandalon që edhe gjendja e tyre e vështirë të njihet,” tha Ward.
Raporti i HRW-së shtjellon gjithashtu diskriminimin e përditshëm të romëve për banim, arsimim dhe punësim.
Vlerësimet e tanishme thonë se në Bosnjë jetojnë rreth 100,000 romë, shumë prej tyre në vendbanime modeste, të cilave iu mungojnë stabiliteti dhe siguria.
Raporti thotë se dëbimet e forcuara kanë qenë problem, veçanërisht në qytetin jugor të Mostarit, ku disa familje rome janë dëbuar dy herë në dy vitet e fundit, dhe nuk iu është dhënë banim i përshtatshëm pas dëbimeve.
Shumica e familjeve rome nuk mund të përballojnë shpenzimet për arsimim dhe si rezultat i kësaj fëmijët romë kanë nivele të ulëta pjesëmarrjeje në shkolla në shumë zona të vendit. Sipas raportit vetëm një e treta e fëmijëve romë shkojnë në shkollë fillore.
Në lidhje me punësimin, aktiviteti kryesor i tyre, duke përshirë fëmijët, është riciklimi i metaleve skrap dhe lypja në rrugë.
Edhe pse qeveria ka themeluar një program punësimi për romët, shumë pak prej tyre ose prej punëdhënësve kanë marrë pjesë, sepse vetëm një numër i vogël janë regjistruar si të papunë.
Sipas HRW-së, Bosnja ka bërë zotime të nivelit të lartë për të zgjidhur situatën e romëve, pak është arritur në praktikë, pjesërisht për shkak të prioritetit të ulët që lidershipi politik i ka dhënë përmirësimit të situatës së tyre.
This article is Premium Content. In order to gain access to it, please login to your account below if you are already a Premium Subscriber, or subscribe to one of our Premium Content packages.
Our Premium Service gives you full access to all content published on BalkanInsight.com, including analyses, investigations, comments, interviews and more. Choose your subscription today and get unparalleled in-depth coverage of the Western Balkans.
If you have trouble logging in or any other questions regarding you account, please contact us