Koment 22 Nov 12

Haga Dështoi të Justifikojë Lirimin e Gotovinës

Vendimi i Tribunalit të Hagës se dy gjeneralët kroatë ishin të pafajshëm për krime lufte ka lënë pyetje serioze të papërgjigjura.

Bogdan Ivanisevic
BIRN
Beograd

Dhoma e apelit në Gjykatën Ndërkombëtare për Krime në ish Jugosllavi (ICTY), dha të premten, ndoshta gjykimin më kontrovers deri më tani.

Me një votë 3 me 2, gjyqtarët rrëzuan vendimin unanim të trupit gjykues në prill të vitit 2011, që i shpalli dy gjeneralët kroatë, Ante Gotovinën dhe Mladen Markacin, fajtorë për krime ndaj njerëzimit.

Krimet e dyshuara janë kryer ndaj civilëve serbë në gusht të vitit 1995 në fund të konfliktit të armatosur në Kroaci. Dhoma e apelit i shpalli të dy të pandehurit të pafajshëm dhe urdhëroi lirimin e tyre të menjëhershëm.

Fakti se dhoma e apelit arriti në përfundimin me një shumicë të vetëm një vote sugjeron se u përball me cëshje sfiduese faktesh dhe ligji. Por ndërsa dhoma e apelit u përball padyshim ne një detyrë tepër komplekse, dështoi të justifikojë gjetjet kyce.

Rasti i Historisë së Operacionit Stuhia

Gjykimi fillestar vendosi se Govotina, komandanti i kohës së luftës në ushtrinë kroate, dhe Markac, shefi i njësive të policisë speciale të ministrisë së brendshme në Kroaci, morën pjesë në një aksion të përbashkët kriminel, qëllimi i të cilit ishte dëbimi i civilëve serbë nga pjesë të Kroacisë që më parë ishin nën kontrollin serb. Këto zona përbënin pjesën që rebelet serbë e quajtën Repubulika e Krajinës Serbe. Sipas gjykimit të parë, Gotovina, që udhëhoqi fushatën ushtarake të quajtur “Operacioni Stuhia”, planifkoi sulme të paligjshme mbi civilët në katër qytete kryesore në rajonin e Krajinës, përfshirë qendrën politike dhe ushtarake, Kninin.

Sulmet ishin të laligjshme sepse përfshinin bombardim pa diskriminim të Kninit dhe tre qyteteve të tjera- Obrovacit, Benkovacit dhe Gracacit. Sipas gjykimit, bombardimi intens dy ditor detyroi dhjetra mijera civilë të largoheshin nga shtëpitë e tyre dhe Kroacia në përgjithësi. Duke qenë se kishte qëllim diskriminues, arriti në persekutim, një krim ndaj njerëzimit.

Pas nisjes së civilëve, ushtrisë, dhe policisë serbe, anëtarë të ushtrisë kroate, policisë, dhe personave të tjerë nisën një shkatërrim në masë dhe plackitje të pronave serbe, duke vrarë një numër të serbëve të moshuar që kishin mbetur në zonë.

Trupi gjykues i shpalli Gotovinën dhe Markacin fajtorë për ato krime gjithashtu, duke i konsideruar ato pasoja të parashikueshme dhe të natyrshme të aksionit të përbashkt kriminel, qëllimi i të cilit ishte dëbimi i popullatës serbe.

Rast i vështirë për t’u gjykuar

Për një kohë të gjatë, ka qenë e pamundur të kishte debate të arsyeshme se cfarë ndodhi në të vërtetë në fillim të gushtit 1995, dhe në muajt që pasuan për shkak të mënyrës tepër emocionale në të cilën kroatët dhe serbët në ish Jugosllavi përjetuan Operacionin Stuhia dhe krimet- aktuale dhe të kuptuara- që u kryen. Në një ambient më të favorshëm për këto debate, do të kishte qënë e qartë që nga fillimi se një gjykatë ligji që do të merrej me këto ngjarje do të hasej me një detyrë të vështirë.
 
Ata të bindur se civilët serbë ishin viktima të dëbimeve duhet të jenë të dijenishëm për faktin se një shumicë dërrmuese e serbëve u arratisën para se pati ndonjë kontakt fizik mes tyre dhe ushtrisë dhe policisë kroate.

Në atë drejtim, rasti ishte ndryshe nga raste të shumta në të cilat Tribunali i Hagës u morr me krime për transferim të detyruar ose dëbime. Në ato raste, ishte relativisht e lehtë të vërtetohej urdhërimi i akteve që detyruan minoritetet e zonave të caktuara të arrtiseshin. Këto akte përfshinë vrasje, burgim të paligjshëm, njerëz që dëboheshin me armë nga shtëpitë e tyre, shkatërrim dhe plackitje pronash, etj.

Një faktor tjetër, që paralajmëroi se nuk do të kishte një konkluzion të lehtë për dëbimin ishte fakti se vëzhguesit neutral që ishin në Knin pikërisht pas dëbimit të Serbëve dalluan pak dëmtim fizik në qytet.

Gjykimi i parë citoi gjithashtu një numër vëzhguesish të huaj që ishin të habitur se nuk kishin parë shumë dëm. Kjo është e rëndësishme sepse një pjesë e rëndësishme e rastit të prokurorit kishte lidhje me sulmet e dyshuara pa diskriminim kundër civilëve dhe objekteve civile në Knin.

Dëmi i kufizuar sugjeroi se mund të ishte sfiduese për të vërtetuar se qyteti ishte objekt i sulmit të padiskriminuar. Për më tepër, numri i viktimave civile në Knin, duket se ka qenë relativisht i vogël- numri nuk është caktuar akoma, por nuk ka gjasa se i ka kaluar disa.

Në të njejtën kohë, është ditur për një kohë të gjatë se anëtarët e ushtrisë dhe policisë kroate kryen krime të shumta kundër civilëve që mbetën në zonë dhe nuk u përballën me dënime për veprimet e tyre.

Për më tepër, një transkript i një takimi të lidershipit ushtarak dhe politik kroat, i mbajtur një javë para fillimit të Operacionit Stuhia (i njohuri si transkripti Brioni), përmbante shkëmbime nga të cilat mund të konkludohej se liderët dëshironin, dhe u pregatitën, për dëbim masiv të civilëve serbë.

Si përfundim, ka pak mospajtim se autoritetet kroate bënë më të mirën gjatë viteve pas 1995 për të parandaluar kthimin e serbëve. E gjithë kjo drejtoi në një mundësi të sinqertë se civilët serbë ishin dëbuar nga zona.

A ishte bombardimi i paligjshëm?

Dhoma e apelit u mor fillimisht me cështjen e bombardimit të Kninit, Obrovacit, Benkovacit, dhe Gracacit: a ishte i padiskriminuar, dhe si pasojë i paligjshëm, apo jo? Një përgjigje pozitive, bashkë me prova  të tjera që janë prezantuar gjatë gjyqit, do të kishin bërë dhomën e apelit të arrinte në përfundimin se bombardimi ishte i planifikuar me qëllim të paligjshëm- dëbimin e civilëve. Një gjetje e tillë do të kishte lënë të paprekur gjetjen e trupit gjykues se një aksion i përbashkët kriminel, që përfshin përfaqësuesit më të lartë të policisë, ushtrisë dhe politikës kroate, në fakt ekzistonte.

Vendimi i dhomës së apelit ishte i bazuar në racionalen që vijon: ekzistenca e një aksioni të përbashkët kriminel varet nëse bombardimi i qyteteve ishte i paligjshëm: vlerësimi i ligjshmërisë, në mënyrë kritike varët nga distanca mes shënjestrave dhe legjitimeved dhe vendit se ku ranë predhat e artilerisë.

Ndërsa dhoma e apelit lexoi gjykimin e trupit gjykues, ai gjykim pranon se faktori kyc për të përcaktuar ekzistencën e një aksioni të përbashkët kriminel është nëse bombardimi i Kninit, Obrovacit, Gracacit, dhe Benkovacit ishte i paligjshëm.

Provat e mbetura që tregojnë qëllimin e mundshëm për të dëbuar fuqizohen nga provat, nëse ka, se sulmet me artileri ishin të paligjshme. Provat e mbetura kanë lidhje me transkripin e Brionit, fjalime të zjarrta nga presidenti i Kroacisë në atë kohë Franjo Tudjman, vrasjet, shkatërrimet  e pronave, dhe plackitjet e kryera pas 4-5 gushtit, 1995, dhe masat ligjore dhe politike që u morën nga autoritetet kroate për të parandaluar kthimin e serbëve të dëbuar.

Kur dhoma e apelit theksoi rendësinë kritike të vlerësimit nëse sulmet ishin të paligjshme në argumetin për qëllimin për të dëbuar, e kishte lexuar gjykimin e dhomës së apelit sic duhej.

Sic e tha edhe trupi gjykues, në ato qytete dhe fshatra në të cilat forcat sulmuese kishin në shënjestër vetëm shënjestra ushtarake “dhoma nuk mund të vendoste në mënyrë përfundimtare se ata që hodhën artileri kishin synimin të dëbonin me forcë civilët (vendimi i trupit gjykues, para 1755). Me fjalë të tjera, cfarë lejon për një konkluzion për qellimin për të zhvendosur me forcë është natyra pa diskriminim e bombardimit.

Por, nëse nuk kishte prova përfundimtare se sulmet në Knin, Benkovac, Obrovac, dhe Gracac ishin të paligjshme, tre gjyqtarët në shumicën e dhomës së apelit do të kishin shkaktur që ngrehina e krijuar nga trupi gjykues të rrëzohej.

“Standarti 200 metra”

Dhoma e apelit refuzoi gjetjet e trupit gjykues për sulmet e paligjshme për shkak të mangësisë së standartit të përdorur nga ky i fundit për të vendosur për ligjshmërinë. Dhoma e apelit iu referua kësaj si “standarti 200 metra”.

Shumica e bombardimit më 4 dhe 5 gusht, 1995, ishte e përqëndruar në Knin. Gjatë një dite e gjysëm, ushtria kroate hodhi rreth 900 predha në qytet. Trupi gjykues vendosi se të paktën 50 predha artilerie rranë në zonat 300 dhe 700 metra larg nga shënjestra më e afërt nga lista e ushrisë kroate të shënjestrave ushtarake në qytet.

Për gjyqtarët e trupit gjykues, shpjegimi i vetëm i arsyeshëm për një numër kaq të madh predhash që u  hodhën larg nga shënjestrat e identifikuar të artilerisë ishte se ata që hodhën predhat nuk kishin një shënjestër specifike. Për të përfunduar konklusionin, trupi gjykues nxori përfundime nga tre dëshmitarë ekspertë se një marxhin i pranueshëm gabimi ishte 200 metra.

Dhoma e apelit, sidoqoftë, vendosi se trupi gjykues aplikoi një marxhin gabimi që nuk ishte i lidhur me asnjë provë që kishte marrë, dhe se trupi gjykues  dështoi të jepte një opinion të arsyetuar për bazën e marxhinit të gabimit që aplikoi (gjykimi i dhomës së apelit ACJ, para. 61). Dhoma e apelit arriti në këtë konkluzion unanimisht.

Pesë gjyqtarët patën mendime shumë të ndryshme në lidhje me impaktin, të gabimit të trupit gjykues. Për të tre anëtarët në maxhorancë që mbështetën lirimin- kryetari i ICTY-së, Theodor Meron (nga Shtetet e Bashkuara), ish kryetari i Tribunalit të Hagës, Patrick Robinson (nga Xhamajka), dhe një anëtar i dhomës së apelit Mehmet Gunney (nga Turqia)- në mungesë të një opinion të arsyetuar nga trupi gjykues se nga e nxori “standartin 200 metra”, nga “fakti se një numër i madh predhash ranë më shumë se 200 metra larg shënjestrave të palëvizshme të artilerisë mund të ishin konsistente me një rang shumë më të gjërë gabimi” (ACJ, para.65).

Për më tepër, sipas shumicës, trupi gjykues dështoi të shpjegojë se si mund të përjashtonte mundësinë e të paktën disa nga predhat që përfunduan në Knin më shumë se 200 metra larg shënjetrave statike ushtarake që kishin për synim “shënjestrat e mundësisë’ të lëvizshme, si për shembull makinat e policisë (ACJ, para.63).

Gjyqtarët kundërshtues vënë në pyetje “gabimet’ e bombardimit

Dy gjyqtarët kundërshtues- Carmel Agius (nga Malta) dhe një ish kryetar tjetër i Tribunalit, Fausto Pocar (nga Italia)- refuzuan arsyetimin e shumicës në mënyrë të bindur, dhe duket se patën argumente më të mira.

Sic e tha edhe Agius, dhoma e apelit, duke deklaruar ‘standartin 200 metra’ të gabueshëm dështoi të krijonte një marxhin të përshtatshëm gabimi, të aplikonte standartin në provat që kishte, dhe të bëntë gjetjet e veta në lidhje me ligjshmërinë e bombardimit. Në mungesë të cdo standarti që zëvëndëson ‘standarin 200 metra’ të hedhur poshtë, është e paqartë se si mund të thoshte dhoma e apelit se predhat që ranë 700 ose 800 metra larg shënjestrave të artilerisë mund të konsideroheshin gabime të vërteta.

Nuk e ndihmoi dhomën e apelit të thoshte se, në Knin, distanca e madhe mund të kishte rezultuar nga përpjekjet e forcave kroate për të goditur shënjestra të lëvizshme me mundësi. Pikë së pari, trupi gjykues kishte arritur në përfundimin se prania e kufizuar e ushtrisë dhe policisë serbe në Knin tregoi se do të kishte patur shumë pak shënjestra mundësie ne Knin më 4 dhe 5 gusht 1995, për të justifikuar numrin e madh të predhave që shkuan larg nga shënjestrat e fiksuara.

Për më tepër, në lidhje me Benkovacin, Gracacin, dhe Obrovacin, trupi gjykues ka arritur në përfundimin se dhoma e apelit e pranoi, se nuk pati asnjë provë për shënjestrat e lëvizshme të ligjshme (ACJ, paras. 62-63). Dhe disa nga predhat në ato tre qytete ranë në distancat 450, 500, 700, dhe 800 metra larg nga shënjestrat legjtime ushtarake (Agius, opinion kundërshtues, para.23).

Edhe pse marxhini i gabimit i armëve atë artilerisë është një cështje teknike, e pengon besueshmërinë se cdo predhë që ra kaq larg nga shënjestra më e afërt legjitime ishte hedhur gabimisht.

Asnjë nga tre dëshmitarët që dëshmuan para trupit gjykues për marxhinin e arsyeshëm të gabimit, përfshirë Marko Rajcicin, shefi i artilerisë në ushtrinë kroate Qarku Ushtarak Split, nga prilli 1993 deri në qershor të vitit 1996, sugjeroi se marxhini i gabimit mund të tejkalonte 400 metra.

Sic theksoi Pocari, dështimi i dhomës së apelit për të artikuluar një standart ligjor me të cilin  vlerësoi bombardimin, e bëri të pamundur të gjehej nëse sulmi në Knin, Benkovac, Gracac, dhe Obrovac ishte i ligjshëm apo jo (opinioni kundërshtues i Pocarit, para.14).

Kundërshtuesit kritikojnë gjithashtu shumicën se kanë konsideruar në mënyrë të izoluar provat e mëtejshme që u përpoqën të tregojnë se bombardimi ishte i paligjshëm, dhe jo në lidhje me prova të tilla. Këto prova përfshijnë: urdhërin e Gotovinës më 2 gusht, 1994 qe e urdhëroi ushtrinë kroate të bombardojë katër qytet, mes shënjestrave të tjera; prova në lidhje me implementimin nga njësitë ushtarake të urdhërit të 2 gushtit; prova nga dëshmitarët që përjetuan bombardimin në Knin, dhe provat për proporcionin e sulmeve me artileri në lidhje me Milan Marticin, kryekomandantin i ushtrisë serbe të Kroacisë.

Sidoqoftë, kjo pjesë e opinionit të kundërshtuesve është më pak bindëse sesa pjesa që kritikon dështimin e shumicës për të vlerësuar distancën nga ku u hodhën predhat, sepse ka hapësirë për vlerësime që ndryshojnë në mënyrë të arsyeshme për rëndësinë dhe kuptimin e provave që mbeten.

Bogdan Ivanisevic është avokat në BDK/ Avokatët e Ligjit në Beograd. Ai ka punuar gjithashtu si hulumtues me Human Rights Watch dhe konsulent në Qendrën Ndërkombëtare për Drejtësi Tranzicionale.

Disqus

blog comments powered by Disqus

Sfond

disidenti-kroat-kishte-frikë-se-mos-rrëmbehej-nga-spiunët-jugosllavë

Disidenti kroat kishte frikë se mos rrëmbehej nga spiunët Jugosllavë

Gjyqi i Zdravko Mustac dhe Josip Perkovic, ish shefa të spiunazhit jugosllav të akuzuar për vrasjen e një emigranti kroat, dëgjoi se viktima në mënyrë të përsëritur i tha të dashurës gjermane se ai po jetonte me frikë.

Veteranët kroatë të luftës organizojnë protestë të re kundër alfabetit cirilik

Aktivistët në Vukovar vendosën letra ngjitëse të mëdha me flamuj kroatë mbi tabelat me germa cirilike nëpër ndërtesat publike duke rigjallëruar protestat pasi përpjekjet e tyre për referendum kombëtar mbi çështjen dështuan.

Gjyqësori serb ende i ndikuar nga qeveria, anketa nxjerr në pah

Shumica e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Serbi nuk besojnë se sistemi është i fuqishëm sa duhet për t’i marrë vendimet e tij në mënyrë të pavarur, një anketë e re nxjerr në pah.

Buletini ditor