Lajm 27 Mar 12

Gratë Në të Zeza Fitojnë Gjyqin në Serbi

Gjykata në Serbi vendosi të hënën se shteti ka dhunuar të drejtat themelore të OJQ-së vendore, Gratë në të Zeza. 

Marija Ristic
BIRN
Beograd

Sipas gjykimit të Gjykatës Kushtetuese, ndalimi i të drejtës së mbledhjes së Shoqatës Gratë në të Zeza në vitin 2008, autoritetet serbe kanë dhunuar të drejtën e tyre të lirisë së mbledhjes, të drejtën për një gjyq të drejtë brenda një kohe të arsyeshme dhe të drejtën për dëmshpërblim efektiv.

Më 8 mars, 2008, pa asnjë shpjegim, policia e Beogradit ndaloi mbledhjen e quajtur “Njëqind Vjet Betejë”, e organizuar nga Gratë në të Zeza, një organizatë paqeje anti-ushtarake.

Gjatë procesit ligjor, përfaqësues të policisë thanë se “mbledhja u ndalua sepse në atë kohë, në Beograd po organizoheshin një numër ngjarjesh të tjera sportive, kulturore. Një mbledhje informale mund të rezultonte me rrezikimin e pronësive dhe sigurisë së atyre të mbledhur”.

Sidoqoftë, policia lejoi organizata të tjera të shoqërisë civile si për shembull “Safe House” dhe “Forum of the Democratic Party Women” të mblidheshin më 8 mars në qendër të Beogradit.

“Vendimi për të ndaluar mbledhjen e mbrojtësve të të drejtave të njeriut ishte një vendim arbitrar i bazuar në motive politike”, thotë Komisioni i Avokatëve për të Drejtat e Njeriut, YUKOM, i cili përfaqëson shoqatën,.

Shoqata “Gratë në të Zeza” u themelua në tetor të 1991, në fillimi të shpërbërjes të ish-Jugosllavisë. Qellmi i tyre ishte të bënin të dukshëm rezistencën jo të dhunshme ndaj militarizmit, luftës, seksizmit dhe nacionalizmit.

Kanë qenë veçanërisht aktive ndaj konflikteve në rajon në vitet 1990-të, duke luftuar për të drejtat e viktimave dhe mbështetur të vërtetën dhe pajtimin.

Kohëve të fundit, ato kanë qenë në vëmendjen e medias për shkak të protestave të tyre kundër memorialit të ri të ndërtuar për viktimat e luftërave të viteve 1990-të.

Shoqata thotë se autoritetet e Beogradit, duke ua dedikuar memorialin “viktimave dhe mbrojtësve të atdheut nga viti 1990 deri më 1999” u kanë dhënë status të njëjtë si viktimave, ashtu edhe autorëve të krimeve.

This article is Premium Content. In order to gain access to it, please login to your account below if you are already a Premium Subscriber, or subscribe to one of our Premium Content packages.

Buy Premium Subscription

Our Premium Service gives you full access to all content published on BalkanInsight.com, including analyses, investigations, comments, interviews and more. Choose your subscription today and get unparalleled in-depth coverage of the Western Balkans.

Buy Premium Subscription

If you have trouble logging in or any other questions regarding you account, please contact us

blog comments powered by Disqus