Lajm 15 May 12

Gotovina dhe Markaci Thonë se Mbrojtën Civilët

Të hënën, gjatë seancave të apelit në Hagë, gjeneralët kroatë, Ante Gotovina dhe Mladen Markac, iu drejtuan trupit gjykues dhe thanë se janë të pafajshëm.

Raporti i Drejtësisë
BIRN
Hagë

Gjeneralët Gotovina dhe Markac po apelojnë vendimin e Tribunalit të Hagës që i dënoi me 24 dhe 18 vjet në burg, respektivisht, për përfshirjen e tyre në ndërmarrjen e përbashkët kriminale me qëllim për të larguar me forcë civilët serbë nga Krajina, në Kroaci.

Mbrojtja e Markacit argumentoi se nuk mund të thuhej se të gjithë ata që morën pjesë në takimin në Brione ishin anëtarë të ndërmarrjes së përbashkët kriminale.

Menjëherë para Operacionit Stuhia, një takim u mbajt në Brione ku morën pjesë Gotovana dhe Markaci dhe zyrtarë të tjerë të lartë kroatë e liderë politikë. Prokuroria argumenton se nisja e civilëve serbë nga Krajina ishte diskutuar në takim.

Sipas Zyrës së Prokurorit të Hagës, Gotovina kishte thënë në takim, se “nëse forcat kroate fillojnë presionet, civilët e vetëm që nuk mund të largohen do të jenë ata që nuk kanë mundësi”.

Zyra e Prokurorit tha më tej se “Markaci urdhëroi bombardimin e Gracacit [qytet në rajonin kroat të Krajinës],dhe e dinte se sulmi do të shkaktonte zhvendosje të detyruara të serbëve”.

Avokati mbrojtës i Markacit tha se nga 150 predha të hedhura në Gracac, Trupi Gjykues identifikoi vetëm gjashtë vende ku ka pasur impakt, që është arsyeja pse “tani duhet të mbajmë barrën e provave”.

Gotovina iu drejtua Dhomës së Apelit dhe theksoi se sa shumë pendohet për jetët e humbura, porse nuk mund të mbahej përgjegjës për veprimet e ushtarëve që mund të kenë kryer krime gjatë operacioneve që ai komandoi.

“Gjatë Operacionit Stuhia, u përpoqa të mbroja jetët e civilëve dhe ushtarëve. Asnjë civil ose ushtar nuk duhej të vritej, pse ishte serb, ose anëtar i ndonjë grupi. Veprimet e mia gjatë Stuhisë ishin korrekte. Urdhrat që dhashë dëshmojnë për këtë”, tha Gotovina.

Markac tha se nuk ishte anëtar i ndërmarrjes së përbashkët kriminale, ose kriminel lufte.

“Nuk veprova në mënyrë jo të ndershme, nuk shkon me nderin tim. Performova punët e policisë, dhe çlirova territoret e pushtuara. Si humanist, ndjej pendesë për viktimat e këtyre ngjarjeve fatkeqe. Gjykatë e Nderuar, unë nuk jam fajtor. Pres qe të jepni një vendim të drejtë”, tha Markac.

Nën aktgjykimin e shkallës së parë, Trupi Gjykues i Tribunalit të Hagës, ICTY, i shpalli të dy gjeneralët fajtorë për persekutim, vrasje, dëbim dhe krime të tjera ndaj serbëve të Krajinës dhe pronave të tyre, gjatë dhe pas Operacionit Stuhia, në verën e vitit 1995.

Ofensiva ishte lansuar për të rimarrë territorin e kapur nga forcat serbe në fillim të luftës në Kroaci.

Dhoma e Apelit do të marrë vendimin në lidhje me apelet e gjeneralëve në një datë të mëvonshme.

This article is Premium Content. In order to gain access to it, please login to your account below if you are already a Premium Subscriber, or subscribe to one of our Premium Content packages.

Buy Premium Subscription

Our Premium Service gives you access to exclusive content published on Balkan Insight, including analyses, investigations, comments, interviews and more. Subscribe to Balkan Transitional Justice Premium or to Full Premium Access and get unparalleled in-depth coverage of the Western Balkans.

Buy premium subscription

If you have trouble logging in or any other questions regarding you account, please contact us

blog comments powered by Disqus