Lajm 14 May 12

Goran Visnjic në Gjyqin e Gotovinës dhe Markacit

Aktori i famshëm kroat, Goran Visnjic, mori pjesë në seancën dëgjimore të apelit në Hagë,  të gjeneralëve kroatë, Ante Gotovina dhe Mladen Markac.

Raporti i Drejtësisë
BIRN
Hagë

Visnjic adresoi mediat duke shprehur mbështetjen e tij për gjeneralin Gotovina dhe shpresën se Tribunali i Hagës, ICTY, do ta lirojë atë dhe Gjeneralin Markac nga të gjitha akuzat.

“Kam ardhur këtu për të shprehur mbështetjen time. Kam vendosur të vij këtu tani sepse jam i bindur se do të lirohen nga akuzat", tha Visnjic gjatë një pauze në gjyq.

Gjeneralët Gotovina dhe Markac janë dënuar me 24, dhe 18 vite burgim secili, për krime lufte ndaj serbëve të Krajinës të kryera gjatë ofensivës së ushtrisë kroate të njohur si Operacioni Stuhia [Oluja] në verën e vitit 1995.

Visnjic tha se pas seancës dëgjimore argumentet e prezantuara nga avokati mbrojtës i Gotovinës dhe përgjigja e prokurorisë, ishte optimist për përfundimin të gjyqit. 

Aktori tha se ishte vullnetar gjatë luftës në Kroaci, duke shtuar se ishte në Sibenik kur filloi lufta.

“Fshati i origjinës i nënës sime në Kroaci u lirua gjatë Operacionit Stuhia [Oluja]. Ante Gotovina meriton njohje për këtë,” tha Visnjic.

Gjatë seancës dëgjimore, Visnjic tha se ishte më i emocionuar se Gotovina.

Visnjic iu drejtua mediave duke shprehur mbështetjen e tij për gjeneralin Gotovina dhe shpresën se Tribunali i Hagës, ICTY, do ta lirojë atë dhe gjeneralin Markac nga të gjitha akuzat.

“Kam ardhur këtu për të shprehur mbështetjen time. Kam vendosur të vij këtu tani, sepse jam i bindur se do të lirohen nga akuzat”, tha Visnjic, gjatë një pauze në gjyq.

Gjeneralët Gotovina dhe Markac janë dënuar me 24 dhe 18 vjet burgim secili, për krime lufte ndaj serbëve të Krajinës të kryera gjatë ofensivës së ushtrisë kroate të njohuri si Operacioni Stuhia [Oluja] në verën e vitit 1995.

Visnjic tha se pas seancës dëgjimore argumentet e prezantuara nga avokati mbrojtës i Gotovinës dhe përgjigja e prokurorisë, ishte optimist për përfundimin të gjyqit.

Aktori tha se ishte vullnetar gjatë luftës në Kroaci, duke shtuar se ishte në Sibenik kur filloi lufta.

“Fshati i origjinës i nënës sime në Kroaci u lirua gjatë Operacionit Stuhia [Oluja]. Ante Gotovina meriton mirënjohje për këtë,” tha Visnjic.

Gjatë seancës dëgjimore, Visnjic tha se ishte më i emocionuar se Gotovina.

This article is Premium Content. In order to gain access to it, please login to your account below if you are already a Premium Subscriber, or subscribe to one of our Premium Content packages.

Buy Premium Subscription

Our Premium Service gives you access to exclusive content published on Balkan Insight, including analyses, investigations, comments, interviews and more. Subscribe to Balkan Transitional Justice Premium or to Full Premium Access and get unparalleled in-depth coverage of the Western Balkans.

Buy premium subscription

If you have trouble logging in or any other questions regarding you account, please contact us

blog comments powered by Disqus