Gjyqi i Tomislav Mercepit, ish-këshilltar i lartë i Ministrisë së Brendshme, i akuzuar për krime lufte, u shty meqë një nga gjyqtarët do të përjashtohet.
Gjyqi u shty të hënën meqë u mësua se një nga gjyqtarët e gjyqit, Jardranka Mandusic, kishte marrë në pyetje gjatë hetimeve një nga dëshmitarët, gjë që është shkelje e ligjit kroat.
Ligji penal kroat nuk e lejon një gjyqtar, i cili ka marrë pjesë në hetimin paraprak, të marrë pjesë në gjyqin e të akuzuarit.
Gjyqtari kryesues ka vendosur ta rifillojë formalisht gjyqin më 26 mars, edhe pse deri më tani janë mbajtur dy seanca dëgjimore.
Mercepi është akuzuar se si komandant i njësisë policore, personalisht, ka urdhëruar arrestimin e paligjshëm, torturimin dhe vrasjen e civilëve nga 8 tetori, 1991, deri në mes të dhjetorit 1991 në Zagreb dhe përreth, si dhe në qytetet Kutina dhe Pakrac në Kroacinë qendrore.
Sipas aktpadisë, njësia e tij policore ka marrë peng në mënyrë të paligjshme 52 policë, duke vrarë 43 prej tyre, ndërsa tre u zhdukën dhe gjashtë u mbijetuan torturave.
Midis viktimave të përmendura në aktpadi janë Mihaljo Zec, bashkëshortja e tij Marija, dhe vajza e tyre 12-vjeçare Aleksandra, të cilët janë vrarë natën e 7 dhjetorit 1991, në një pyll afër Zagrebit.
Vrasja e familjes Zeci, të cilët ishin civilë serbë që jetonin në kryeqytetin kroat, larg nga fronti i luftës, konsiderohet nga shumë se është një nga krimet më mizore të kryera nga forcat kroate.
Vrasësit, të gjithë anëtarë të njësisë nën komandën e Mercepit, u kapën, dhe dëshmuan për krimin, por u liruan për shkak të një gabimi procedural dhe nuk u sollën kurrë në gjyq.
Disa nga autorët e krimeve vazhduan me karrierat e tyre ushtarake dhe janë nderuar me medalje të presidentit. Njëri prej tyre u bë edhe roje ushtarake presidenciale.
Pas vitit 1991, Mercep u emërua këshilltar në Ministrinë e Brendshme në Kroaci.
Përveç raporteve të medias së pavarur rreth krimeve të luftës të kryera nga njësia e tij policore, ai mbeti i lirë dhe ishte një figurë e njohur politike deri më së fundi. Ka pasur parti politike dhe një organizate me influencë të veteranëve të luftës si dhe kandidoi për presidencën kroate në vitin 2000.
Që nga dhjetori 2010, Mercep është mbajtur në paraburgim që nga arrestimi i tij për akuza për krime lufte.
This article is Premium Content. In order to gain access to it, please login to your account below if you are already a Premium Subscriber, or subscribe to one of our Premium Content packages.
Our Premium Service gives you access to exclusive content published on Balkan Insight, including analyses, investigations, comments, interviews and more. Subscribe to Balkan Transitional Justice Premium or to Full Premium Access and get unparalleled in-depth coverage of the Western Balkans.
If you have trouble logging in or any other questions regarding you account, please contact us