Lajm 07 Dec 12

Gjyqtarët Serbë Marrin Kërcënime me Vdekje

Gjykata Kushtetuese në Serbi ka marrë një letër me kërcënime me vdekje e adresuar gjyqtarëve të gjykatës dhe familjeve të tyre.

Bojana Barlovac
BIRN
Beograd

Një grup i panjohur i ka dërguar të enjten një letër Gjykatës Kushtetuese në Serbi, duke e kërcënuar se do të vrasë 11 gjyqtarë.

“Në bazë të gjetjeve dhe deklaratave, aleanca pan-serbe në mbrojtje të interesave kombëtare serbe dënon me vdekje 11 gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese në Serbi që ka ndaluar organizatën Obraz”, thuhej në letër.

Grupi përcakton parimet bazë të tij si patriotizmi dhe besimi në Kishën Ortodokse Serbe. Ata e shohin veten si mbrojtës të pastërtisë së gjuhës serbe dhe alfabetit cirilik dhe vlerave familjare.

Grupi u bë i njohur në vitin 2001 për sulmin për Paradën e Parë Gay në Beograd që i la disa marshues dhe policë të plagosur.

Në prill të vitit 2011, një gjykatë në Beograd burgosi liderin e “Obrazit”, Mladen Obradovic, me dy vjet për organizim të protestave gjatë tetorit të vitit 2010 të Paradës Gay të Krenarisë në Beograd, në të cilën rreth 140 persona u plagosën.

Në qershor, gjykata ndaloi organizatën e djathtë “Obraz” e njohur për nxitje të dhunës kundër homoseksualëve.

Sipas letrës, gjyqtarët duhet të lënë postet e tyre dhe të lëvizin në Kosovë bashkë me familjet, përndryshe do të vriten.

Në letër thuhet gjithashtu se çdo hap i gjyqtarëve dhe familjeve të tyre do të ndiqet dhe se asnjë forcë nuk mund ta parandalojë grupin e panjohur nga ekzekutimi i dënimit.

Letra ishte nënshkruar nga “Gjykata Kangaroo, Gora e Zezë - Apis”. Nënshkrimi i referohet kolonelit Dragutin Dimitrijevic, i njohur si Apil [Bleta], lideri i organizatës sekrete terroriste para Luftës së Parë Botërore.

Lideri i “Obrazit”, Mladen Obradovic, ka mohuar çdo lidhje me letrën.

Gjykata Kushtetuese ka informuar autoritetet për përmbajtjen e letrës.

Disqus

blog comments powered by Disqus

Sfond

disidenti-kroat-kishte-frikë-se-mos-rrëmbehej-nga-spiunët-jugosllavë

Disidenti kroat kishte frikë se mos rrëmbehej nga spiunët Jugosllavë

Gjyqi i Zdravko Mustac dhe Josip Perkovic, ish shefa të spiunazhit jugosllav të akuzuar për vrasjen e një emigranti kroat, dëgjoi se viktima në mënyrë të përsëritur i tha të dashurës gjermane se ai po jetonte me frikë.

Veteranët kroatë të luftës organizojnë protestë të re kundër alfabetit cirilik

Aktivistët në Vukovar vendosën letra ngjitëse të mëdha me flamuj kroatë mbi tabelat me germa cirilike nëpër ndërtesat publike duke rigjallëruar protestat pasi përpjekjet e tyre për referendum kombëtar mbi çështjen dështuan.

Gjyqësori serb ende i ndikuar nga qeveria, anketa nxjerr në pah

Shumica e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Serbi nuk besojnë se sistemi është i fuqishëm sa duhet për t’i marrë vendimet e tij në mënyrë të pavarur, një anketë e re nxjerr në pah.

Buletini ditor