Lajm 23 Apr 12

Gjyqi për Trusinën: Dyshohet Besueshmëria e Handanovicit

Në gjyqin e gjashtë ish-anëtarëve të ushtrisë boshnjake, dëshmitarja Rasema Handanovic i
qëndroi deklaratës së saj se i akuzuari Alispago urdhëroi sulmin në fshatin e Trusinës, afër
Konjicit, në prill të vitit 1993.

Raporti i Drejtësisë
BIRN
Sarajevë

Gjatë ekzaminimit të Handanovicit, Alispago, ish-komandanti skuadrës së Zulfikarit në ushtrinë boshnjake, donte të dinte nëse është e mundur që pas 19 vjetëve, ajo ngatërronte rreshtimin në fshatin Parsovici, ku ushtarët sulmuan, me ndonjë rreshtim tjetër.

“Nuk po e ngatërroj. E kujtoj momentin qartë”, u përgjigj Handanovici, gjithashtu ish-anëtare e skuadrës Zulfikari, e cila bëri një marrëveshje me prokurorin për krimet e kryera në Trusinë.

Handanovici, e cila dëshmoi në gjyq më 30 mars, 16 dhe 20 prill, pranoi se ka marr pjesë në
ekzekutimin e disa civilëve kroatë dhe ushtarëve të Këshillit të Mbrojtjes Kroate në Trusinë.

Vasvija Vidovic, avokatja mbrojtëse e Nihad Bojadzicit, nuk vazhdoi me ekzaminimin e
mëtijshëm të dëshmitares, pasi Zeljka Marenic, gjyqtarja kryesuese e trupit gjykues, e ndaloi të vazhdonte me pyetjet se çfare Handanovici bëri personalisht në Trusinë.

Marenici e paralajmëroi Handanovicin se nuk është detyruar t’iu përgjigjet pyetjeve që mund të ekspozojnë dënimin e saj penal.

Avokati mbrojtës i Bojadzicit donte të dine nëse Handanovici kreu krime kundër civilëve kroatë. Handanovic u përgjigj negativisht.

“Nuk na lejohet të ekzaminojmë besueshmërinë e dëshmitares. Nuk vazhdoj me ekzaminim të mëtutjeshëm”, tha Vicovic.

Prokuroria e akuzon Mensur Memicin, Dzevad Salcinin, Senad Hakalovicin, Nedzad Hodzicin, Nihad Bojadzicin dhe Zulfikar Alispagon për vrasjen e 18 civilëve kroatë të Bosnjës dhe katër ushtarëve të kapur të Këshillit të Mbrojtjes Kroate, në fshatin e Trusinës më 16 prill 1993.

Sipas akuzave, Memic, Salcin dhe Hodzic, ish-anëtarë të skuadrës Zulfikar, dhe Hakalovic ish-anëtar i brigadës së 45-të “Neretvica” të Ushtrisë Boshnjake, morën pjesë në sulmin në Trusinë dhe vrasjen e civilëve dhe të burgosurve të luftës.

Aktpadia hedh dyshime se Bojadzic, ish-zëvendëskomandanti i skuadrës “Zulfikari”, komandoi sulmin në Trusinë. Alispago akuzohet se ka dështuar të dënojë ushtarët që morën pjesë në vrasje.

Pas ekzaminimit të Rasema Handanovicit, u dorëzua një mocion për lirimin e Alispagos nga
paraburgimi, me një lirim të propozuar prej 600,00 km [përafërsisht 300,00 euro] dhe masa parandaluese.

Gjykata dhe Prokuroria do të marrë një vendim për mocionin e bërë nga Bajro Cilic, avokati i Alispagos, në një datë më të vonë. Alispago është mbajtur në paraburgim që nga shkurti i vitit 2010.

Gjyqi do të vazhdojë të premten, më 27 prill.

blog comments powered by Disqus