Lajm 06 Apr 12

Gjyqi për Srebrenicën: Vendimi në Fund të Prillit

Në vijim të prezantimit të deklaratave mbyllëse në gjyqin për gjenocid në Srebrenicë, shpallja e vendimit për Zeljko Ivanovicin është vendosur të bëhet më 24 prill 2012.

Raporti i Drejtësisë
BIRN
Sarajevë

Avokatët mbrojtës të Ivanovicit i kërkuan gjykatës në Bosnjë ta lirojë klientin e tyre nga të gjitha akuzat dhe paraburgimi.

“Gjyqtarë të Nderuar, lirimi i njëqind fajtorëve është mëkat më i vogël se sa dënimi i një të pafajshmi,” tha Petko Pavlovic, avokati mbrojtës për Ivanovicin.

Ivanovic, ish-polic i Skuadrës së Dytë të Policisë Speciale në Ministrinë e Mbrojtjes së Republika Srpska, akuzohet se ka eskortuar një automjet me burra boshnjak nga Srebrenica për në magazinën e kooperativës bujqësore në Kravicë, në korrik të vitit 1995, dhe i ka ekzekutuar aty.

Sipas akuzave, Ivanovic dhe anëtarë të tjerë të Skuadrës së Dytë “qëndruan në gjysmërreth” dhe hapën zjarr ndaj të burgosurve në magazinë. Pas të gjuajturave, Ivanovici shkoi prapa ndërtesës për t’u siguruar që asnjë i mbijetuar mos të dilte nga dritaret e pasme.

Ekipi mbrojtës thotë se prokuroria “nuk ka vërtetuar, përtej çdo dyshimi të arsyeshëm”, se Ivanovici ishte afër magazinës në Kravicë më 13 korrik 1995, dhe se ka marrë pjesë në vrasjen e të burgosurve dhe në spastrimin e etnik të boshnjakëve nga Srebrenica.

“Më shumë se 15 dëshmitarë të prokurorisë thanë se nuk e kanë parë Zeljko Ivanovicin në Srebrenicë midis 9 dhe 19 korrikut, 1995. Shumë dëshmitarë konfirmuan se Ivanovicin ishte anëtar i Njësisë Speciale nga Sekovici, por thanë qartë se nuk e kanë parë në Kravicë, ku u vranë të burgosurit”, tha Pavlovic.

Ekipi mbrojtës ia përkushtoi pjesën kryesore të deklaratave mbyllëse analizimit të dëshmisë së dëshmitarit të mbrojtur I3, duke thënë se ishte “e pasaktë, false dhe e dhënë nën presion”. Dëshmitari i prokurorisë, I3, dëshmoi se Ivanovici ishte i pranishëm në Kravicë, më 13 korrik 1995.

“Dëshmitari dha deklarata për prokurorinë më shumë se nëntë herë. Vetëm një herë përmendi se Ivanovici ka marrë pjesë në vrasjet e kryera në Kravicë. Në anën tjetër, kemi deklarata të dhëna nga të gjithë dëshmitarët e tjerë, të cilët e vënë në pikëpyetje deklaratën e I3”, tha Pavlovic.

Ivanvoci iu drejtua Trupit Gjykues, duke thënë se nuk ishte në Srebrenicë në korrik të 1995, dhe se nuk është ai personi që duhet gjykuar.

Në deklaratat e saj mbyllëse, prokuroria i bëri thirrje gjykatës ta shpallë Ivanovicin fajtor dhe ta dënojë me burgim afatgjatë.

This article is Premium Content. In order to gain access to it, please login to your account below if you are already a Premium Subscriber, or subscribe to one of our Premium Content packages.

Buy Premium Subscription

Our Premium Service gives you access to exclusive content published on Balkan Insight, including analyses, investigations, comments, interviews and more. Subscribe to Balkan Transitional Justice Premium or to Full Premium Access and get unparalleled in-depth coverage of the Western Balkans.

Buy premium subscription

If you have trouble logging in or any other questions regarding you account, please contact us

blog comments powered by Disqus