Lajm 15 May 12

Gjyqi për Srebrenicën: Kosi Thotë se Ndjen Pendim

Në argumentet e tyre mbyllëse, avokatët mbrojtës të Franc Kosit, i akuzuar për gjenocid në Srebrenicë, thanë se edhe pse Kosi mori pjesë në vrasjet në korrik të vitit 1995, ai nuk e dinte se plani ishte që të eliminohej grupi i boshnjakëve në Bosnjën lindore.

Denis Dzidic
BIRN
Sarajevë

Duke iu drejtuar Trupit Gjykues, Kos tha se i duhej të merrte pjesë në vrasjen e boshnjakëve në fermën në Branjevo më 16 korrik 1995, por se “i vjen keq për çdo viktime”.

“Edhe një viktimë e pafajshme është katastrofë. Pendohem për çdo viktimë që vrava. Do t’i kërkoj falje çdo viktime dhe familje dhe do të pranoj çdo dënim. Por dënimi më i madh për mua është që duhet të jetoj me çfarë kam bërë”, tha Kos.

Bashkë me Kosin, Stanko Kojic, Vlastimir Golijani dhe Zoran Goronja, janë akuzuar se kanë marrë pjesë në vrasjen e më shumë se 800 burrave dhe djemve në korrik të vitit 1995, në fermën në Branjevo.

Sipas aktpadisë, Kos ishte komandanti i Togës së Parë të Njësisë së 10-të të Sabotazhit të ushtrisë serbe të Bosnjës, ndërsa Kojic, Golijan dhe Goronja ishin anëtarë të njësisë.

Dusko Tomic, avokati mbrojtës, tha në argumentet mbyllëse se gjyqi i Franc Kosit është “historik” sepse  “asnjëherë nuk ka për t’u gjykuar një slloven për gjenocid të kryer nga ana serbe, kundër popullatës boshnjake”.

Tomic tha se të gjithë dëshmitarët, përveç dëshmitarit të mbrojtur të prokurorisë, Z-1, thanë se anëtarët e Njësisë së 10-të të Sabotazhit “nuk e dinin për planin për t’i vrarë boshnjakët në Branjevë, derisa arritën në destinacion më 16 korrik”, për këtë arsye nuk mund të shpallen fajtorë për gjenocid.

“Franc Kos kreu krime të tmerrshme, por ndryshe nga Z-1, ai nuk gënjeu dhe nuk e fshehu të vërtetën. Kos i tregoi Tribunalit të Hagës për vrasjet që në vitin 1996. Kos nuk do asgjë. Ai kërkoi vetë të vinte në Sarajevë për gjyqin, pasi u arrestua në Kroaci. Mund të kërkonte të dërgohej në Slloveni”, tha Tomic.

Tomic e përshkroi kërkesën e prokurorisë për të dënuar Kosin me 45 vjet burgim si një “dënim drakonian”.

“Është e çuditshme, për të dhënë më të paktën, se ushtarët dënohen kështu, ndërsa ata që planifikuan gjenocidin dhe kryen gjenocidin dënohen lehtë dhe vijnë në këtë gjykatë si dëshmitarë. Kjo nuk po ndihmon të vërtetën dhe pajtimin”, shtoi Tomic.

Avokati i dytë i Kosit, Predrag Drinic, tha se vrasja e boshnjakëve në Srebrenicë, siç përshkruhet në aktpadi, “nuk mund të cilësohet si gjenocid”.

“Nga tetë mijë viktimat, rreth 2,500 u vranë në kolonën që po arratisej për Tuzla, që do të thotë se 5,000 burra u ekzekutuan sistematikisht. Nëse  e dimë se në gjenocide të tjera rreth një milion armenë janë vrarë, ose katër milionë e gjysmë hebrenj, mendoj se mund ta vëmë në pyetje cilësinë ligjore të këtij akti”, tha Drinic.

Ekipi mbrojtës i Stanko Kojicit do t’i prezantojë argumentet mbrojtëse më 22 maj.

This article is Premium Content. In order to gain access to it, please login to your account below if you are already a Premium Subscriber, or subscribe to one of our Premium Content packages.

Buy Premium Subscription

Our Premium Service gives you access to exclusive content published on Balkan Insight, including analyses, investigations, comments, interviews and more. Subscribe to Balkan Transitional Justice Premium or to Full Premium Access and get unparalleled in-depth coverage of the Western Balkans.

Buy premium subscription

If you have trouble logging in or any other questions regarding you account, please contact us

blog comments powered by Disqus