Gjyqi i tetë boshnjakëve të akuzuar me krime lufte ndaj civilëve serbë të Bosnjës dhe të burgosurve të luftës në rrethinën e Sarajevës, Hadzici, do të fillojë më 19 prill.
Në një konferencë statusore para gjyqit për krimet e luftës të kryera në kampin burg që u mbajt hapur më gjatë në luftën e Bosnjës, prokuroria tha se gjatë seancave dëgjimore për dëshmitë, do të ekzaminojë 273 dëshmitarë dhe do të prezantojë 1,739 prova materiale si dëshmi.
Marjan Pogacnik, prokurori ndërkombëtar që punon në prokurorinë në Bosnjë, tha se numri i madh i dëshmitarëve është nevojshëm sepse aktpadia mbulon periudhën midis majit 1992 dhe janarit 1996, përmend 3 objekte burgimi dhe se krimi është kryer në një zonë të gjerë gjeografike.
“I kërkova gjykatës të pranojë numrin e dëshmitarëve, sepse është e nevojshme për të vërtetuar akuzat në aktpadi”, shpjegoi prokurori Pogacnik.
Ekipet mbrojtëse e refuzuan numrin e dëshmitarëve të shpallur nga prokuroria duke thënë se gjyqi do të zgjasë me vite të tëra.
“Besojmë se mund të kemi të njëjtin efekt me një të tretën e dëshmitarëve, kështu që i kërkojmë gjykatës në mënyrë që prokuroria të bëjë rastin më efikas”, tha Vasvija Vidovic, një nga avokatët mbrojtës.
Gjykata e pranoi kërkesën dhe e urdhëroi prokurorinë të shkurtojë numrin e dëshmitarëve përgjysmë.
Mustafa Djelilovic, Fadil Covic, Mirsad Sabic, Nezir Kazic, Becir Hujic, Halid Covic, Serif Mesanovic dhe Nermin Kalember akuzohen për krime ndaj civilëve serbë të Bosnjës dhe të burgosurve të luftës në kampin Silos dhe qendra të tjera burgimi në territorin e komunës së Hadzicit, midis viteve 1992 dhe 1996.
Aktpadia thotë se Djelilivoc ishte presidenti i Selisë së Krizës dhe Presidencës së Hadzicit, Fadil Covic shefi i stacionit të policisë në Hadzici dhe anëtar i Selisë së Krizës, kurse Mirsad Sabic, komandant i stacionit të policisë në Pazaric.
Becir Hujic dhe Halid Covic ishin kujdestarë të kampit Silos. Serif Mesanovic ishte një nga nënkujdestarët e kampit dhe kujdestar i depos në barakat e ushtrisë Krupa, ndërsa Nermin Kalember ishte roje në Silos.
Gjyqi është caktuar të fillojë më 19 prill.
This article is Premium Content. In order to gain access to it, please login to your account below if you are already a Premium Subscriber, or subscribe to one of our Premium Content packages.
Our Premium Service gives you access to exclusive content published on Balkan Insight, including analyses, investigations, comments, interviews and more. Subscribe to Balkan Transitional Justice Premium or to Full Premium Access and get unparalleled in-depth coverage of the Western Balkans.
If you have trouble logging in or any other questions regarding you account, please contact us