Në gjyqin e Veselin Vlhaovicit, i njohur si Batko, një dëshmitar i prokurorisë tha se i pandehuri e torturoi dhe se ende po shërohet nga brutaliteti i rrahjeve dhe abuzimi.
Në fund të prillit 1992, dëshmitari i mbrojtur S-47 u mor nga apartamenti i tij në Grbavicë në Sarajeve për në ndërtesën Digitron Buje, ku u takua me të pandehurin Vlahovic.
“Kur pa ushtarët që po më sillnin në ndërtesën Digitron Buje, me shau nga nëna dhe me sulmoi duke më gjuajtur me një forcë të tillë që nuk di si durova”, tha dëshmitari.
Ai tha se Vlahovici i udhëzoi dy ushtarët për ta gjuajtur në veshë dhe kokë. “Isha I trullosur, por nuk rashë në tokë. U ndjeva sikur isha në ring boksi, dhe pas kesaj Batko tha: ‘Shikoje Balijen [sharje për myslimanët boshnjakë], është ende në këmbë”. I urdhëroi të dy të më rrëzojnë dhe vazhduan të më rrihnin në tokë”, tha dëshmitari.
Më pas, të tre burrat e çuan në tualet dhe ia zhytën kokën në tualet dhe e detyruan të hante jashtëqitje. Më vonë, Vlahovici e vuri në makinë dhe e çoi në malin e afërt në Trebevic.
“Kaluam pranë një grope ku kishte trupa të vdekur dhe Batko më tha se do të përfundoja aty po mos t’i jepja para dhe flori”, tha dëshmitari. Dëshmitari shtoi se u dërgua në apartament, ku i dha Vlahovicit një shumë të konsiderueshme parash dhe gjysmë kilogram flori.
Për shkak të sulmit, fytyra i ishte nxirë dhe pështynte dhe urinonte gjak. Mbijetoi pas 25 ditësh trajtimi nga fqinjët e tij.
“Aspekti më i vështirë i shërimit ishte ai i llojit emocional. Çdo ditë marr qetësues dhe sa herë kam një hap në dorë kujtoj se çfarë më bëri Batko”, shtoi dëshmitari.
Prokuroria e Shtetit e Bosnjës e akuzoi Vlahovicin me disa akuza për vrasje, përdhunim, abuzim, plaçkitje, zhdukje dhe akte të tjera çnjerëzore të kryera në vitin 1992 kundër civilëve boshnjakë dhe kroatë në lagjet Grbavica, Vraca dhe Kovacici në Sarajevë.
Trupi gjykues dëgjoi gjithashtu Dëshmitarin A-1, i cili ishte 23 vjeç më 1992. Ai tha se jetonte me nënën e tij dhe vëllain nën moshë, dhe se në maj ose qershor i pandehuri e takoi nënën e tyre përballë ndërtesës.
“Nëna na tha se duhet të shkonte poshtë për t’u marrë në pyetje dhe sapo erdhëm poshtë, na pyetën se pse po fshiheshim dhe Batko më qëlloi me pushkë në stomak”, tha dëshmitari.
Sipas dëshmitarit, fqinji serb boshnjak e mori atë dhe vëllain e tij dhe i çoi në apartamentin e tij në kat të parë dhe pastaj dëgjoi një të shtënë. “Fqinjët na thanë se Batko na qëlloi, por fatmirësisht nuk qëlloi në shenjë”, tha dëshmitari A-1.
Gjyqi do të vazhdojë më 10 maj.
This article is Premium Content. In order to gain access to it, please login to your account below if you are already a Premium Subscriber, or subscribe to one of our Premium Content packages.
Our Premium Service gives you access to exclusive content published on Balkan Insight, including analyses, investigations, comments, interviews and more. Subscribe to Balkan Transitional Justice Premium or to Full Premium Access and get unparalleled in-depth coverage of the Western Balkans.
If you have trouble logging in or any other questions regarding you account, please contact us