Gjyqi për krime lufte ndaj civilëve serbë dhe të burgosurve të luftës, të kryera në qytetin kroat të Sisakut në vitin 1991 dhe 1992, filloi të hënën në Gjykatën e Kantonit në Osijek.
Dy kroatët e paditur, Vladimir Milankovic, zëvendëskomandant i policisë në zonën e Sisakut, gjatë kohës së luftës, dhe Drago Bosnjaku, ish-anëtar i njësisë speciale të policisë “Ujqërit” thanë se janë të pafajshëm për krimet të kryera ndaj serbëve, në Sisak, në fillim të viteve 1990-të.
Vladimir Milankovic akuzohet se ka lejuar, inkurajuar dhe nuk ka hetuar torturimin fizik dhe psikologjik, burgimin e paligjshëm dhe poshtërimin e civilëve serbë në zonën e Sisakut, nga korriku 1991 deri në qershor të vitit 1992.
Akuzohet gjithashtu se ka torturuar personalisht dhe ka urdhëruar arrestimin e paligjshëm të një “numri të madh” civilësh serbë nga Sisaku, që rezultoi në vdekjen e 24 personave.
Drago Bosnjaku paditet se ka organizuar dhe udhëhequr grupin që burgoste dhe torturonte civilët serbë. Grupi dyshohet se ka vrarë tetë nga 24 viktimat e përmendura në aktpadi.
Avokati mbrojtës propozoi që zyrtarë të qeverisë dhe ushtrisë kroate gjatë kohës së luftës të dëshmojnë.
Avokati i Bonjakut, Domagoj Resetar, kërkoi që ministri i tanishëm i Bujqësisë, Tihomir Jakomina, gjithashtu ish-anëtar i njësisë speciale të policisë “Ujqërit” të dëshmojë. Gjykata do të vendosë se kush do të dëshmojë, në një datë më të vonë.
Rreth 150 dëshmitarë priten të dëshmojnë gjatë gjyqit, i cili do të vazhdojë deri më 11 qershor.
Milankovic dhe Boshnjaku u arrestuan më 20 qershor vitin e shkuar, bashkë me Djuro Brodaracin, komandant policie gjatë kohës së luftës në Sisak, dhe zyrtar me influence në ish-partinë qeverisëse, Bashkimi Demokratik Kroat, HDZ.
Më 13 korrik 2011, Broadarac vdiq në paraburgim, nga një atak në zemër, i cili e përfundoi rastin.
Paditja e individëve për krime lufte të kryera ndaj serbëve në Sisak ishte shumë problematike, sepse për vite gjyqtari kroat nuk i hetoi, pavarësisht raporteve të shumtë të medias në lidhje me krimet.
Mediat dhe aktivistë të drejtave të njeriut thonë se më shumë se njëqind civilë serbë u vranë në Sisak, gjatë luftës.
Padia u ngrit, nën presion të madh nga BE-ja, që në mënyrë jo zyrtare ka thënë se Kroacia nuk do të plotësojë negociatat për anëtarësim në BE nëse nuk heton krimet në Sisak.
Brodarac, Milankovic dhe Bosnjak u arrestuan vetëm dhjetë ditë para se Kroacia përfundoi negociatat me BE-në.
This article is Premium Content. In order to gain access to it, please login to your account below if you are already a Premium Subscriber, or subscribe to one of our Premium Content packages.
Our Premium Service gives you access to exclusive content published on Balkan Insight, including analyses, investigations, comments, interviews and more. Subscribe to Balkan Transitional Justice Premium or to Full Premium Access and get unparalleled in-depth coverage of the Western Balkans.
If you have trouble logging in or any other questions regarding you account, please contact us