Lajm 16 May 12

Gjyqi i Pumas Pezullohet Përkohësisht

Gjyqi i tre ish-anëtarëve të Brigadës së 7-të të Mbrojtjes të Ushtrisë Kroate, “Pumas”, është pezulluar përkohësisht, derisa Gjykata Supreme të vendosë për ligjshmërinë e dëshmive kyç.

Boris Pavelic
BIRN
Zagreb

Trupi Gjykues refuzoi, të martën, dëshminë e Ivica Krklecit, një nga tre të pandehurit në rast, që shpjegoi se marrja në pyetje nga policia në qershor të vitit 2011, dhunoi Konventën Europiane për të Drejtat e Njeriut.

Krklec u arrestua nga policia, e cila nuk i tregoi se cilat ishin akuzat kundër tij dhe as nuk e lejoi të kontaktonte avokatin e tij. Për më tepër, policia nuk e lejoi avokatin e Krklecit për të parë dosjen e hetimit.

Krklec rrëfeu për krimin, sipas këshillës së një avokati të caktuar nga policia, dhe ia hodhi fajin të pandehurve të tjerë.

Prokuroria do të apelojë vendimin e gjykatës në Gjykatën Supreme, sidoqoftë deri sa Gjykata Supreme të dalë me një vendim, gjyqi është pezulluar përkohësisht.

Duke folur me gazetarët pas seancës së gjykatës, mbrojtja vlerësoi se e gjithë aktpadia mund të vihej në dyshim nga aktgjykimi i të martës. Ata mendojnë se dëshmia Krklec është prova e vetme që prokuroria ka kundër dy të pandehurve të tjerë.

Tre anëtarë të tjerë të “Pumas”, Tihomir Savoric, Ivica Krklec dhe Alen Toplek, akuzohen se kanë vrarë disa civilë serbë të Bosnjës gjatë operacioneve të ushtrisë kroate rreth qytetin boshnjak të Mrkonjicit, në tetor të vitit 1995.

Savoric po vuan dënimin prej gjashtë vjetësh në burg. Tetorin e shkuar, ai u dënua për vrasjen e gjashtë të burgosurve të luftës në shtator të vitit 1995 afër qytetit boshnjak të Mlinistës, gjatë operacionit të ushtrisë kroate “Mistral”.

This article is Premium Content. In order to gain access to it, please login to your account below if you are already a Premium Subscriber, or subscribe to one of our Premium Content packages.

Buy Premium Subscription

Our Premium Service gives you access to exclusive content published on Balkan Insight, including analyses, investigations, comments, interviews and more. Subscribe to Balkan Transitional Justice Premium or to Full Premium Access and get unparalleled in-depth coverage of the Western Balkans.

Buy premium subscription

If you have trouble logging in or any other questions regarding you account, please contact us

blog comments powered by Disqus