Lajm 21 May 12

Gjyqi i Mladicit: Vonesa e “Kufizuar” Mjafton

Prokuroria e Hagës i kërkoi Trupit Gjykues mos t’i lejojë avokatët mbrojtës të Ratko Mladicit një vonesë prej gjashtë muajsh, për shkak të problemeve me zbulimin e provave, duke besuar se “një vonesë e kufizuar” është e mjaftueshme.

Denis Dzidic
BIRN
Sarajevë

Në mocionin e tyre, prokurorët theksuan se kishin zbuluar 19 “pako” provash tek mbrojtja, që kur ka filluar gjyqi dhe se problemet kanë dalë vetëm “në dy pako”.

Prokurorët theksuan se këto “gabime teknike”, të cilat parandaluan avokatët mbrojtës të marrin të gjitha provat e deklaruara, ndikuan “vetëm pak më shumë se 3 për qind të gjitha provat e zbuluara”.

“Prokuroria nuk kundërshton që palës mbrojtëse t’i lejohet një vonesë e arsyeshme për të siguruar një gjykim të drejtë, por vlerëson se një ekzaminim i kujdesshëm i gabimeve dhe problemeve që kanë rezultuar nga to, tregojnë se vonesa duhet të jetë e një zgjatjeje të kufizuar”, thotë mocioni.

Pala mbrojtëse u ankua më 14 maj, dy ditë para fillimit të gjyqit, se nuk i kishin parë të gjitha provat, për shkak të një gabimi të prokurorisë së Hagës. Branko Lukic, avokati i Mladicit, kërkoi gjashtë muaj vonesë, para se të fillonin seancat dëgjimore për provat.

Në ditën e dytë të gjyqit, më 17 maj, pas përfundimit të deklaratave hyrëse të prokurorisë së Hagës, gjyqtari kryesues, Alphons Orie, tha se fillimi i paraqitjes së provave, fillimisht i caktuar të mbahej më 29 maj, do të pezullohej deri në një datë të mëtejshme.

Mladici, ish-komandant i ushtrisë serbe të Bosnjës, akuzohet për gjenocid, krime ndaj njerëzimit dhe dhunim të ligjeve dhe zakoneve të luftës në Bosnjë dhe Hercegovinë, midis viteve 1992 dhe 1995.

Aktpadia e akuzon Mladicin për gjenocid në Srebrenicë në vitin 1995, dhe komuna të tjera në Bosnjë, në vitin 1992. Ai akuzohet gjithashtu për dëbimin e boshnjakëve dhe kroatëve nga territoret nën kontrollin serb, duke terrorizuar qytetarët e Sarajevës me bombardime dhe snajperë si dhe marrjen peng të ushtarëve ndërkombëtarë në vitin 1995.

This article is Premium Content. In order to gain access to it, please login to your account below if you are already a Premium Subscriber, or subscribe to one of our Premium Content packages.

Buy Premium Subscription

Our Premium Service gives you full access to all content published on BalkanInsight.com, including analyses, investigations, comments, interviews and more. Choose your subscription today and get unparalleled in-depth coverage of the Western Balkans.

Buy Premium Subscription

If you have trouble logging in or any other questions regarding you account, please contact us

blog comments powered by Disqus