Gjenocidi dhe gjyqi për krimet e luftës të ish-komandantit të ushtrisë serbe të Bosnjën është shtyrë deri në një datë më të vonë.
Fillimi i seancave dëgjimore nga prokuroria në Tribunalin e Hagës, ICTY, u caktua të mbahet më 25 qershor.
“Trupi Gjykues ka shtyrë deri në një datë më të vonë fillimin e seancës dëgjimore nga Prokuroria në gjyqin e Ratko Mladicit. Vendimi u bë pasi u hodhën mocione nga Mbrojtja dhe Prokuroria në lidhje me hapjen e materialit të provave”, u tha të martën nga ICTY.
Shpjegimi për vonesën do të bëhet publike në një datë më të vonë.
Avokatët mbrojtës të Mladicit kërkuan më 31 maj, dhe pastaj gjashtë ditë më vonë, që marrja në pyetje e dëshmitarëve të parë të vonohet për shkak të problemeve të zbulimit të provave nga prokuroria.
Prokuroria tha më vonë se nuk e ka kundërshtuar këtë kërkesë, sepse kuptoi që pala mbrojtëse nuk ka marrë 4,498 dokumente.
Prokuroria premtoi që do të dorëzojnë pjesën e mbetur të provave sa më shpejt që është e mundur gjatë javës.
Gjyqi i Mladicit, ish-shefi i stafit të Ushtrisë së Republikës Srpska për gjenocid, krime ndaj njerëzimit dhe dhunime të rregullave dhe zakoneve të luftës filloi më 16 maj.