Lajm 15 Jun 12

Gjyqi i Mladicit: Prokuroria Pranon Gabimet

Prokuroria e Tribunalit të Hagës thotë se nuk e kundërshton kërkesën nga avokati mbrojtës i Ratko Mladicit që gjyqi i tij të shtyhet.

Raporti i Drejtësisë
BIRN
Sarajevë

Gjyqi për gjenocid dhe krime lufte për ish-komandantin serb të Bosnjës, Ratko Mladic, që u shty më 17 maj, një ditë pas filloi, ishte caktuar të rifillonte më 25 qershor. Sidoqoftë, kjo është tani e pasigurt.

 “Prokuroria pajtohet se në vlerësimin e mëhershëm të problemeve në lidhje me zbulimin e dokumenteve ishte i gabueshëm. Inspektimi më i fundit ka gjetur se avokati mbrojtës nuk ka qasje në 4,498 dokumente. Prokuroria po i mbledh këto prova dhe ekspertët do të jenë në gjendje t’i dorëzojnë sa më shpejt që është e mundur javën tjetër”, thanë të premten prokurorët e Hagës.

Avokati i mbrojtës i Mladicit ka hedhur dy mocione, më 31 maj dhe gjashtë ditë më vonë, duke kërkuar që marrja në pyetje e dëshmitarëve të parë të shtyhet sepse ende nuk ka marrë provat e nevojshme nga prokuroria.

Në përgjigjen e së premtes, prokuroria është pajtuar se ka baza që Trupi Gjykues të rishqyrtojë vendimin se kur gjyqi do të rifillojë, sidoqoftë kundërshtoi dyshimet e mbrojtjes se ka pasur “një kontakt të pavend midis prokurorisë dhe Trupit Gjykues për të zgjidhur problemin e zbulimit të provave”.

 “Dyshimet e palës mbrojtëse se prokuroria vazhdimisht e prezanton situatën në mënyrë të gabuar në lidhje me zbulimin e provave, nuk është e vërtetë. Prokuroria ka punuar gjithmonë me qëllim të mirë dhe në mënyrë transparente”, tha prokuroria.

Gjyqi i Mladicit për gjenocid, krime ndaj njerëzimit dhe dhunim të ligjeve dhe zakoneve të luftës filloi më 16 maj.

blog comments powered by Disqus