Devetak dhe Devcic, të akuzuar për krime lufte ndaj civilëve kroatë në fshatin Lovas, në vitin 1991, thotë se nuk janë fajtorë për krimet për të cilat akuzohen.
Gjatë deklaratës së tij mbyllëse, Ljuban Devetak tha se pajtohej me mbrojtjen e prezantuar nga avokati i tij dhe shtoi se akuzat e prokurorisë për përgjegjësinë e tij për krimet në fshatin kroat të Lovas janë të pabaza.
Sipas aktpadisë, 14 ish-anëtarë të Mbrojtjes Territoriale, Armatës Popullore Jugosllave dhe njësisë paramilitare “Dushani i Madh”, akuzohen për vrasjen e 70 civilëve kroatë, në tetor dhe nëntor të vitit 1991.
Aktpadia specifikon se 22 civilët u vranë në shtëpitë dhe oborret e tyre, gjatë sulmit në Lovas, më 10 tetor 1991, ndërsa 23 persona të tjerë u vranë në burgje të improvizuara, më 18 tetor të të njëjtit vit.
Për më tepër, më 18 tetor 1991, 22 civilë u vranë kur u detyruan të ecnin në një fushë të minuar. Tre civilë të tjerë vdiqën në akte të rastësishme dhune.
Prokuroria kërkon që Ljuban Devatkun, për të cilin shumë dëshmitarë thanë ishte “Alfa dhe Omega, ata që morën vendime për çdogjë dhe çdokënd”, t’i jepej dënimi maksimal me 20 vjet në burg.
“Deklaratat e dëshmitarëve se isha Alfa dhe Omega në fshat janë të pavërteta, dhe është gënjeshtër se unë kam thënë në takim se jam shefi. Nuk do ta kisha thënë diçka të tillë edhe sikur të isha i çmenduar”, tha Devetaku.
Devetak shtoi se Zyra e Prokurorisë refuzoi qëllimisht të dënojë zyrtarët e lartë përgjegjës të Armatës Popullore Jugosllave, JNA, edhe pse e dinte se “asnjë urdhër në fshat nuk mund të ishte lëshuar pa njohurinë e JNA-së”.
I pandehuri i dytë, Milan Devcic, për të cilin prokuroria kërkoi dhjetë deri në njëmbëdhjetë vjet në burg, gjatë deklaratës së tij mbyllëse konfirmoi se ishte dakord me mbrojtjen e avokatit të tij, duke shtuar se nuk ka bërë asnjë krim, porse vetëm ka mbrojtur interesat e vendit të tij.
“Nuk kisha lidhje me autoritetet në Lovas, siç thotë prokuroria. Vetëm bëra detyrën time si polic, dhe kjo ishte mbrojtja dhe ruajtja e rendit shoqëror në Jugosllavi”, shpjegoi Devcic.
Ai shtoi se një nga selitë e Mbrojtjes Kombëtare Kroate gjendej në Lovas në atë kohë, dhe se qëllimi ishte ndarja e paligjshme nga Jugosllavia dhe aneksimi i territoreve në Kroaci.
Qëllimi i të gjithë forcave të armatosura jugosllave të vendosura atje, tha Devcic, ishte të parandalohej ndarja e paligjshme nga Jugosllavia e asaj kohe.
Të pandehurit do të rifillojnë prezantimin e argumenteve mbyllëse më 15 maj në Gjykatën Speciale në Beograd.
This article is Premium Content. In order to gain access to it, please login to your account below if you are already a Premium Subscriber, or subscribe to one of our Premium Content packages.
Our Premium Service gives you access to exclusive content published on Balkan Insight, including analyses, investigations, comments, interviews and more. Subscribe to Balkan Transitional Justice Premium or to Full Premium Access and get unparalleled in-depth coverage of the Western Balkans.
If you have trouble logging in or any other questions regarding you account, please contact us