Gjykata Speciale e Beogradit i gjeti katër ish-policët nga Rajoni i Pavarur Autonom Serb i Krajinës, fajtorë për vrasjen e pesë anëtarëve të një familjeje kroate në vitin 1991.
Ceda Budisavljevic dhe Mirko Malinovic janë dënuar për 12 vjet burgim, ndërsa Milan Bogunovic dhe Bogdan Grucic të dy morën nga 10 vjet burgim.
Gjyqtarja Kryesuese, Vinka Beraha Nikcevic, tha se Trupi Gjykues kishte vendosur në mënyrë unanime se krimi u krye ashtu siç ishte thënë në aktpadi, duke shtuar se rrëfimi i njërit prej të akuzuarve kishte ndihmuar në vendimin e gjykatës.
“Budisavljevic kishte rrëfyer dhe shpjeguar rrethanat që çuan drejt krimit. U vërtetua se ka një marrëveshje midis të akuzuarve për të vrarë familjen Rakic, sepse dyshonin se po bashkëpunonin me ushtrinë kroate”, tha gjyqtari Nikcevic.
Zyra e Prokurorit Serb për krimet e luftës hodhi akuzat kundër Ceda Budisavljevicit, Mirku Malinovicit, Milan Bogunovicit dhe Bogdan Gruicicit në vitin 2010 për vrasjen e pesë anëtarëve të familjes kroate Rakic në Licki Osic, qytet në Kroacinë Perëndimore, gjatë tetorit të 1991.
Të akuzuarit kapën Mane Rakicin dhe tre fëmijët e tij dhe pastaj i çuan në shpellën Golubjanca, ku i vranë dhe i hodhën trupat e tyre në shpellë.
Licija Rakic u vra në shtëpinë e familjes, kur Budisavljevic e qëlloi, dhe pastaj bashkë Mirko Milinovicin dhe Milan Bogunovicin i vunë flakë trupit dhe shtëpisë së saj.
Më parë, Gjykata Speciale Serbe kishte marrë një vendimi në 14 mars të vitit të kaluar, për krimet ne Licki Osick, duke e dënuar secilin prej të akuzuarve me nga 12 vjet burgim.
Por gjykata e apelit e hodhi poshtë vendimin dhe e dërgoi rastin për rigjykim. Gjyqi i ri filloi në tetor 2010.
Trupi gjykues i liroi të katër burrat, derisa vendimi i shkallës së parë u bë përfundimtar.
Prokuroria serbe tha të enjten se do të bëjnë ankesë në gjykatën e apelit për zvogëlimin e dënimit për Bogunovicin dhe Grucicin, si dhe për heqjen e paraburgimit.
This article is Premium Content. In order to gain access to it, please login to your account below if you are already a Premium Subscriber, or subscribe to one of our Premium Content packages.
Our Premium Service gives you access to exclusive content published on Balkan Insight, including analyses, investigations, comments, interviews and more. Subscribe to Balkan Transitional Justice Premium or to Full Premium Access and get unparalleled in-depth coverage of the Western Balkans.
If you have trouble logging in or any other questions regarding you account, please contact us