Lajm 15 Nov 12

Gjyqi i Karadzicit: Dëshmitari Tregon për Rrethimin e Sarajevës

Në gjyqin e ish liderit serb të Bosnjës, Radovan Karadzic, një dëshmitar i mbrojtjes ka mohuar se Ushtria e Republikës Srpska ishte përgjegjëse për dy sulmet mbi civilët në Sarajevë në vitin 1993 dhe 1994.

Raporti i Drejtësisë
BIRN
Sarajevë

Dusan Zurovac, ish komandanti i kompanisë së Brigadës së parë të Sarajevës në ushtrinë serbe të Bosnjës, që ishte e pozicionuar në lagjen Vraca në Sarajevë, tha se nga pozionet e njësisë së tij as nuk ishte e mundur të shiheshin lokacionet se ku u sulmuan civilët sepse disa kodra pengonin pamjen.

Sipas aktpadisë, ushtria serbe e Bosnjës ishte përgjegjëse për lëndimet e shkaktuara 35 vjecares Nadja Taric dhe vjazës së saj tetë vjecare Elma më 3 shtator, 1993 dhe ato të shkaktuara 13 vjecarit Seid Solak që u gjuajt në stomak më 22 korrik, 1994.

Zurovac tha se llogoret e ushtrisë serbe të Bosnjës ishin më shumë se një kilometër larg, shumë larg për të sulmuar civilët.

“Nuk ishte e mundur, sepse vija e frontit e armikut ishte përballë nesh. Vetëm një i cmendur do të hipte në cati dhe qëllonte gruan që ecte me fëmijën e saj”, shpjegoi Zurovac.

Karadzic përfshiu në prova fotografitë e marra nga hetuesit e prokurorisë si provë se lokacionet e incidenteve të përmendura në aktpadi nuk mund të shiheshin nga pozicionet e njësisë së Zurovacit.

Karadzic, ish presidenti i Republikës Srpska dhe komandanti suprem i ushtrisë së saj, akuzohet për terror ndaj civilëve në Sarajevë, gjenocid në Srebrenicë, dëbimin e boshnjakëve dhe kroatëve, dhe marrjen peng të paqeruajtësve të OKB-së.

Zurovac përsëriti cfarë dëshmitarët e mëparshëm thanë se njësia e tij mbrojti shtëpitë dhe familjet e veta, dhe nuk ndërmori aksione ofensive ndaj banorëve në Sarajevë.

Dëshmitari tha se, në anën tjetër, ushtria boshnjake vazhdimisht ka sulmuar dhe provokuar forcat serbe të Bosnjës me qëllimin për të lëvizur vijat e frontit.

Gjatë marrjes në pyetje, prokurorja Kimberly Ëest, i tha dëshmitari se pala serbe e mbajti Sarajevën nën rrethim, kështu që ushtria boshnjake u përpoq të kapërcentet vijat e frontit.

Zurovac i mohoi deklaratat  e prokurores, duke thënë se “kriminelët, që brenda natës u bënë oficerë të lartë në ushtrinë armike, e mbyllën Sarajevën nga brenda, për të plackitur banorët e saj”.

Duke iu përgjigjur sugjerimit të prokurorit se  mbajtja e qytetit në rrethim është akt agresioni, Zurovac e pyeti “si mund të jetë një njeri agresoj ndaj shtëpisë së tij”?

Ai pyeti gjithashtu se si mundën Trupat e Romanijës në Sarajevë, që përbëheshin nga 15,000 persona, të mbanin, sipas vlerësimeve, 65,000 ushtarë të ushtrisë boshnjake në rrethim.

Gjyqi i Karadzicit do të vazhdojë më 15 nëntor.

blog comments powered by Disqus

Sfond

dëshmitarët-e-karaxhiqit-i-fajësojnë-myslimanët-ekstremistë-për-luftën

Dëshmitarët e Karaxhiqit i fajësojnë ‘myslimanët ekstremistë’ për luftën

Serbët e Bosnjës nuk ishin përgjegjës për shpërthimin e luftës në rajonin e Krajinës në veri të Bosnjës, dëshmuan tre dëshmitarë në gjykimin e Radovan Karaxhiqit.

Karadzici Donte “Gjendje të Padurueshme” në Srebrenicë

Duke dëshmuar në gjyqin e Radovan Karadzicit, gjatë javës së fundit të shkurtit, dëshmitari tha se Karadzici ishte komandanti suprem i Ushtrisë së Republikës Srpska, dhe si i tillë dha urdhrat për ta bërë situatën në Srebrenicë “të padurueshme”.

Buletini ditor