Në mes të majit do të hidhet një aktpadi tjetër kundër Nihad Bojadzicit, ish-zëvendëskomandanti i skuadrës “Zulfikar” e ushtrisë boshnjake, për krimet e kryera në Jablanicë në 1993.
Sipas prokurores Vesna Budimir, hetimi është pothuajse i përfunduar tani dhe aktpadia e re duhet të hidhet jo më larg se 17 maj.
Ekzaminimi i planifikuar i dëshmitarit të parë të prokurorisë u shty, pasi pala mbrojtëse kërkoi që të dy rastet të bashkohen duke qenë se aktpadia origjinale dhe mundësisht dhe e dyta, janë të lidhura.
Bojadzic ka nëntë akuza në aktpadinë e parë, se ka torturuar, rrahur dhe abuzuar seksualisht civilë kroatë të Bosnjës dhe ushtarë të burgosur të Këshillit të Mbrojtjes Kroate, HVO, të cilët mbaheshin në muzeun “Beteja e Neretvës” në Jablanicë.
Bojadzic është gjithashtu në gjyq për kryerjen e krimeve ndaj civilëve dhe ushtarëve të HVO në fshatin Trushinë afër Konjicit në prill të 1993. Aktpadia hedh dyshime se 18 civilë dhe katër ushtarë të burgosur kroatë të Bosnjës u vrarë gjatë sulmit.
Seanca tjetër dëgjimore për rastin e Jablanicës është caktuar të mbahet më 5 korrik.
This article is Premium Content. In order to gain access to it, please login to your account below if you are already a Premium Subscriber, or subscribe to one of our Premium Content packages.
Our Premium Service gives you access to exclusive content published on Balkan Insight, including analyses, investigations, comments, interviews and more. Subscribe to Balkan Transitional Justice Premium or to Full Premium Access and get unparalleled in-depth coverage of the Western Balkans.
If you have trouble logging in or any other questions regarding you account, please contact us