Lajm 26 Jun 12

Gjyqi i Haradinajt: Avokatët Mbrojtës Thonë se Janë Ndryshuar Provat

Ekipet mbrojtëse për tre ish komandantët e UCK-së të akuzuar prë krime lufte gjatë luftës në Kosovë në vitin 1999, thanë se prorkuroria e Hagës ka keqinterpretuar dëshmitë e dëshmitarëve.

Fatmir Aliu
BIRN
Prishtinë

Në ditën e dytë të prezantimit të argumenteve mbyllëse në gjyqin e ish kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, Lahi Brahimaj, dhe Idriz Balaj, avokati i Haradinajt, Ben Emmerson dorëzoi një listë keqinterpretimesh që ai dyshon se prokuroria ka bërë me qëllim për të corientuar gjykatën.

“Të nderuar, do t’iu duhet të shikoni me shumë kujdes cdo futnotë nga prezantimi përfundimtar i prokurorit, sepse më vjen keq t’iu raportojë se në shumicën e rasteve futnotat nuk mbështesin citimet. Në shumë raste futnotat janë edhe haptazi kontradiktore me akuzat e prokurorisë,” tha Emmerson.

Avokati i Idriz Balajt, Guy Smith sulmoi gjithashtu besueshmërine e provave të prezantuara nga prokuroria. Ai I bëri thirrje gjykatës të ekzaminojë nëse dëshmitë e dëshmitarëve janë të besueshme.

Duke fokur të hënën, prokuorori i ICTY-së, Paul Rogers i tha gjykatës se të tre të dyshuarit kishin autoritetin për të parandaluar krimet e kryera në kampin e burgimit në Jabllanicë, por se përkundrazi i kishin inkurajuar ushtarët e UCK-së  për të vrarë të burgosurit në kamp.

“Naser Lika, Ivan Zaris, Agron Berisha, Burim Bejtja dhe shumë dëshmitarë të tjerë të përmendur në aktpadi u rrahën dhe torturuar dhe disa prej tyre u vranë. Ramush Haradinaj i mbështeti këto krime”, tha prokurori.

“Por avokati i Balajt thotë se pasi pa dëshmitë e regjistruara të disa dëshmitrarëve, gjeti citate të papërfunduara, të cilat ishin raportuar si prova, të cilët i jepnin një anë shumë ndryshe dëshmive”.

“Se si zgjidhni të merreni me këtë, reflekton drejtëpërsëdrejti se si zgjidhni të rishyqrtoni provat që iu janë prezantuar. Dhe deri më tani është e qarte se keni marrë prova nga prokurori, të cilat erdhën përmes rryshfeteve, kërcënimeve, torturave, dhe ka pasur keq interpretime” tha Smith për panelin e gjyqtarëve.

Ekipi mbrojtës i Ramush Haradinajt e akuzoi prokurorinë e ICTY-së se ka sajuar rastin kundër klientit të tyre, dhe i kërkoi  gjykatës ta shpalli të pafajshëm.

Të hënën, prokuroria kërkoi për 20 vjetë burgim për Haradinajn.

Haradinaj, Brahimaj, dhe Balaj u kthyen në Tribunalin e Hagës, ICTY, për një rigjykim të pjesshëm pasi prokuroria e bindi gjyqtarin e apelit se nuk kishte dhënë kohë të mjaftueshme për të dëgjuar provat nga dy dëshmitarë kyc.

Në vitin 2008, Haradinaj dhe Balaj u liruan nga të gjitha akuzat për krime lufte dhe krime ndaj njerëzimit gjatë luftës në Kosovë, pas një gjyqi tre vjecar. Brahimaj u dënua me gjashtë vite burgim për trajtim mizor dhe torturë.

Avokati mbrojtës i Lahi Brahimajt, Richard Harvey, pritet të prezantojë argumentet e tij mbyllëse të martën. Trupi Gjykues i Tribunalit të Hagës pritet të dalë me një gjykim në dy muajt në vijim.

blog comments powered by Disqus