Duke dëshmuar në gjyqin për krimet e kryera në lagjen Grbavica në Sarajevë, një dëshmitar i prokurorisë identifikoi Veselin Vlahovic-Batkon, si një nga ushtarët që vrau fqinjin e tij.
Dëshmitari i mbrojtur, S28, ka jetuar në lagjen Grbavica në Sarajevë në vitin 1992 dhe ishte anëtar i skuadrës punëtore të të burgosurve. Në korrik të vitit 1992, atij iu dha detyra të çonte disa pako në një ambulancë në Kovacici.
“Takova tre burra. Batko ishte një prej tyre. Kishin fqinjin tim. Tahir Jahic ishte me ta”, tha dëshmitari, ndërsa shtoi se kishte dëgjuar të shtëna, pasi e kishin kaluar. Jahic u vra. Një automjet erdhi më vonë për të marrë trupin e vdekur.
I pyetur nga avokati mbrojtës i Vlahovicit, Radivoje Lazarevic, nëse kishte parë se kush e qëlloi Jahicin, dëshmitari tha se jo, por shtoi se ishte i sigurt se ishte një nga tre ushtarët.
Prokuroria e akuzon Vlahovicin se ka marrë pjesë në vrasjen e disa personave në lagjet Grbavica, Vraca dhe Kovacici në Sarajevë, në vitin 1992. Ai akuzohet gjithashtu se ka marrë pjesë në abuzimin e civilëve boshnjakë dhe kroatë, dhe në konfiskimin e parave dhe sendeve me vlerë.
Dëshmitari S28 i tha gjykatës se një grup ushtarësh, duke përfshirë Vlahovicin, e morën fqinjin Lutvija Selimovic.
“Pashë se morrën Lutvon nga ndërtesa. Dëgjova se e çuan në ndërtesën e Digitron Buje. Më pas pashë në televizor, Lutvon me të nxira në gjithë trupin. E kishin rrahur brutalisht”, tha dëshmitari.
Dëshmitari Branko Pucelj tha se pa nga dritarja kur Vlahovici erdhi dhe mori tre fqinjët e tij në verën e 1992. Tha se ata burra nuk u kthyen më kurrë.
“Batko trokiti në derën kryesore. Pasi fqinji im Zeljko Antolic dhe dy të tjerë hapën dyert , ai i çoi në makinë. Duke pasur parasysh drejtimin që morën kur u larguan, do të thoja se i çuan në Digitron Bue”, tha dëshmitari, për të shtuar se fqinji i tij Zlatko Alagic, u zhduk gjithashtu pas takimit me Vlahovicin.
Pucelj tha gjithashtu se i pandehuri kishte ardhur në apartamentin e familjes Mujezinovic, duke kërkuar bizhuteri dhe para.
“Më thanë më vonë se Batko i vuri thikën në fyt një foshnjeje 16-muajshe dhe kërkoi para të tjera”, tha Pucelji.
Anëtarë të familjes Mujezinovic i patën thënë se kishin thirrur ushtrinë policore, pasi Vlahovic ishte larguar nga apartamenti. Mësuan se Vlahovici ishte arrestuar më parë, porse dikush nga radhët e larta në ushtri kishte ndërhyrë, dhe ai ishte liruar sërish.
Gjyqi do të vazhdojë më 5 prill.
This article is Premium Content. In order to gain access to it, please login to your account below if you are already a Premium Subscriber, or subscribe to one of our Premium Content packages.
Our Premium Service gives you access to exclusive content published on Balkan Insight, including analyses, investigations, comments, interviews and more. Subscribe to Balkan Transitional Justice Premium or to Full Premium Access and get unparalleled in-depth coverage of the Western Balkans.
If you have trouble logging in or any other questions regarding you account, please contact us