Një raport nga gjyqësori i Malit të Zi i njeh arritjet pro-reformës, por bën thirrje për cilësi më të mirë të punës së gjykatave dhe për pavarësinë e tyre financiare.
Vesna Medenica, kryetarja e Gjykatës Supreme, u prezantoi të hënën ambasadorëve të huaj, raportin e vitit 2011 për punën e gjykatave të Malit të Zi dhe këshillit gjyqësor.
Gjatë prezantimit, Medenica iu kujtoi ambasadorëve se Mali i Zi po i afrohet fundit të planveprimit pesëvjeçar për të reformuar gjyqësorin.
Qëllimet kryesore të programit të reformës, janë, mes të tjerash, ulja e numrit të rasteve të pazgjidhura, përmirësimi i menaxhimit të gjykatave dhe fuqizimi i profesionalizmit të gjykatave, përmes trajnimit.
Raporti thotë se qëllimi i bërjes së gjykatave të punojnë në mënyrë më efektive është arritur, porse cilësia e punës së tyre ende mbetet për t’u treguar.
Në fund të vitit 2011, rreth 23 për qind të rasteve të gjykatës mbetën të pazgjidhura, përmirësim prej rreth 40 për qind në krahasim me shifrat nga fundi i vitit 2007.
Sidoqoftë, në departamentet speciale në gjykata për krim të organizuar, korrupsion dhe krime lufte, më shumë se 46 për qind e rasteve mbetën të pazgjidhura, pavarësisht progresin që është bërë në krahasim me vinin e shkuar.
“Përsa i përket cilësisë së punës, nëse 23-përqindëshi i vendimeve të kthyer në nivelin e gjykatave të ulëta merren parasysh, atëherë nuk jemi plotësisht të kënaqur”, lexon raporti.
Gjatë vitit 2011 mesatarisht, një gjyqtarit malazez i është dashur të merret me pothuajse 640 raste.
Gjykata Bazë në Podgoricë ka ngarkesën më të madhe të punës, ku vetëm një gjyqtar ishte në krye të rreth 800 rasteve.
Në anën tjetër, pagesa mesatare mujore për punonjësit e gjykatave është më pak se 350 euro.
Nga shtatori në nëntor 2011, të gjitha gjykatat malazeze ishin në grevë, e cila ndikoi në efektshmërinë e përgjithshme të gjyqtarit dhe cilësinë e punës.
Raporti paralajmëron se rrogat e ulëta nuk iu sigurojnë një jetesë të duhur punonjësve të gjykatave dhe për këtë arsye bën thirrje për rritje të rrogave dhe pavarësi financiare të gjyqësorit, që ishte një parakusht për pavarësinë e gjyqësorit.
Këshilli Gjyqësor është një organ, i themeluar në 208, me qëllimin e rritjes së pavarësisë së gjyqësorit. Ka gjithashtu përgjegjësi disiplinuese për gjyqtarët.
Që prej vitit 2008, pesë gjyqtarë janë shkarkuar. Njëzet prej tyre janë larguar përkohësisht nga postet e tyre, ndërsa funksioni i dy gjyqtarëve u përfundua, sepse duhej të shërbenin dënime me burg.
This article is Premium Content. In order to gain access to it, please login to your account below if you are already a Premium Subscriber, or subscribe to one of our Premium Content packages.
Our Premium Service gives you full access to all content published on BalkanInsight.com, including analyses, investigations, comments, interviews and more. Choose your subscription today and get unparalleled in-depth coverage of the Western Balkans.
If you have trouble logging in or any other questions regarding you account, please contact us